Vende të lira pune
GUSTO shpall konkurs për keto pozita sipas njësive të mëposhtme:
BONNARD LLC – HEAD OFFICE
Financa -1 vende pune
E preferushme :
- Të ketë diplomë universitare në Fakultet Ekonomi, Financë ose Administrim Biznesi.
- Të ketë përvojë pune në menaxhimin e stokut, shitjeve ose administratës financiare.
- Njohuri të mira në Microsoft Excel dhe programe të kontabilitetit/menaxhimit të stokut.
- Të ketë njohuri bazike në faturim, arkëtime dhe barazime financiare.
- Të jetë e organizuar, e saktë dhe shumë e kujdesshme në punë me shifra dhe dokumentacion.
- Të ketë aftësi analitike dhe organizative.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të jetë e gatshme të punojë në ekip dhe të përmbushë afatet e raportimit.
- Përvoja në sektorin e gastronomisë, distribucionit ose industrisë ushqimore përbën përparësi.
GUSTO, Prishtina Mall
Kamarier/e – 3 vende pune
E preferushme :
- Përvojë pune në gastronomi është përparësi, por pranohen edhe kandidatë pa përvojë me vullnet për të mësuar.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje të shkëlqyer ndaj klientëve.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
- Shkathtësi në organizimin e porosive dhe dorëzimin e tyre me saktësi.
- Mirësjellje, profesionalizëm dhe paraqitje e rregullt.
Shankist/e - 4 vende pune
E preferueshme :
- Përvojë paraprake në shank ose në pozita të ngjashme.
- Aftësi për të punuar me makina profesionale të shankut.
- Njohje të rregullave të higjienës dhe mirëmbajtjes së pastërtisë.
- Shpejtësi dhe efikasitet në periudhat me fluks të madh.
Bonnard Factory :
Transportues dhe Shpërndarës i Produkteve(ëmbëlsirav dhe akullores ) – 1 vende pune
Përshkrimi i pozitës :
- Transportimi dhe shpërndarja e ëmbëlsirave dhe akullores në pikat e shitjes.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikim.
- Të kujdeset për ruajtjen dhe transportimin e produkteve sipas standardeve të kërkuara.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Përvoja në transportimin e produkteve ushqimore është përparësi.
- Njohja e mirë e rrugëve dhe lokacioneve është përparësi.
Për aplikim kontaktoni në adresat e mëposhtme apo aplikoni përmes butonit:
Tel: +38344626700
Email: gustohr@bonnard.al