Agjent i Shitjes
Agjent i Shitjes
Zen365 · Prishtinë · Me orar të plotë · Zyrë dhe terren
Zen365 është platformë biznesi që i bashkon në një vend shitjet, blerjet, bankat, stokun, kontabilitetin dhe Softuerin Elektronik Fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK. Punon në kompjuter, tablet dhe telefon. E përdorin biznese: dyqane, markete, kafiteri, restorante, berberë, sallone bukurie, klinika, barnatore dhe zyra kontabiliteti.
Çdo ditë na kontaktojnë biznese që duan të fillojnë të përdorin Zen365. Kërkojmë një person që u përgjigjet këtyre kërkesave dhe i kthen në klientë. Kur nuk ka thirrje, del në terren për të gjetur klientë të rinj. Puna ndahet mes zyrës dhe terrenit.
Detyrat e tua
-
U përgjigjesh thirrjeve dhe mesazheve nga bizneset e interesuara: telefon, Viber, WhatsApp, email dhe platforma të tjera.
-
Kupton çka i duhet biznesit dhe i rekomandon paketën e duhur.
-
U tregon klientëve si punon Zen365, në telefon, online ose te biznesi.
-
Viziton biznese në terren, ua prezanton Zen365 dhe sjell klientë të rinj.
-
Dërgon oferta, përcjell klientët që nuk kanë vendosur ende dhe e mbyll marrëveshjen.
-
E kalon klientin e ri te ekipi i suportit për onboarding, pasi klienti pranon.
-
I mban të gjitha kontaktet dhe ofertat të shënuara në sistem, që çdo klient të përcillet deri në fund.
Çfarë kërkojmë
-
Komunikon qartë dhe bindshëm, në telefon dhe në takim me klientin.
-
Punon në mënyrë të organizuar.
-
Punon lirshëm me kompjuterin dhe mëson shpejt një platformë të re.
-
Flet dhe shkruan shqip mirë.
Përparësi, jo kusht
-
Përvojë në shitje, sidomos në terren ose me biznese.
-
Patentë shoferi, kategoria B.
-
Njohuri bazë të kontabilitetit dhe tatimeve.
-
Gjuhë angleze.
Informata shtesë
-
Pagë fikse mujore sipas përvojës, plus bonuse sipas objektivave.
-
Karburanti dhe shpenzimet e udhëtimit për punën në terren paguhen veçmas.
-
Nuk kërkohet përvojë me Zen365. Ofrohet trajnim gjatë javëve të para.
Si të aplikosh
Dërgo CV-në në hr@zen365.ai me titull "Agjent i Shitjes", deri më 20 nëntor 2026. Shkruaj edhe 3 - 5 fjali: pse aplikon në këtë punë dhe ku ke punuar me klientë. Do të kontaktojmë vetëm kandidatët që ftohen në intervistë. Konkursi është i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie.