KosovaJob
Ipko PREMIUM+E re

Praktikant/e në ekipin e Arkivës

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Punë të Përgjithshme Skadon më 6 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Praktikant/e në ekipin e Arkivës

Apliko Tani

Praktikanti/ja do të angazhohet në administrimin, sistemimin dhe arkivimin e dokumenteve, duke kontribuar në organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon dhe verifikon dokumentet në përputhje me të dhënat në sistem;
  • Sistemon dhe klasifikon dokumentet sipas udhëzimeve;
  • Përgatit dokumentet për arkivim ose shkatërrim, sipas kritereve;
  • Mban evidencë dhe përgatit raporte javore për punën e realizuar.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Dëshmi që jeni student/e ose keni diplomë universitare;
  • Shkathtësi kompjuterike (Microsoft Office);
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të mira ndërpersonale;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.

Çka ofrojmë ne?

  • Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion;
  • Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi;
  • Program të mirëqenies për punonjësit;
  • Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
  • Përfitime mobile (minuta në IPKO dhe operatorë të tjerë, SMS, internet mobil dhe kredi shtesë).

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të ketë mundësi të zgjerojë njohuritë dhe të zhvillohet profesionalisht.

Afati i fundit për aplikim: 10.11.2026

Lokacioni: Prishtinë, IPKO – Ulpianë

Afati: 6 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Ipko
Telekomunikim
79Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 06/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë