KosovaJob
Korporata Rugove PREMIUM+E re

Zyrtar i Financave, Faturist

Lokacioni Prishtinë, Kastriot Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 20 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Shkabaj - Obiliq. Pozitat e hapura janë:

ZYRTAR I FINANCAVE | FATURIST 

ZYRTAR I FINANCAVE | SHKABAJ/OBILIQ

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi dhe evidentimi i transaksioneve ditore, përfshirë shitjet, kthimet e mallit dhe pagesat me kesh.
  • Evidentimi i lëvizjeve interne të mallrave, konsumit të prodhimit dhe promocioneve në sistem.
  • Përcjellja dhe raportimi i gjendjes së stoqeve dhe paletave në baza ditore.
  • Përgatitja, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe përcjellës.
  • Bashkëpunimi me departamentet përkatëse për sigurimin e saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit.
  • Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën e punës, sipas kërkesave të menaxhmentit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazë të Excel-it dhe dokumentacionit financiar; përvoja me programe kontabël ose evidenca të depos përbën përparësi.
  • Patentë shoferi, kategoria B.

FATURIST | SHKABAJ/OBILIQ

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, regjistrimi dhe përpunimi i porosive të klientëve në sistemin kontabël.
  • Përgatitja dhe lëshimi i faturave, fletë-dërgesave dhe dokumentacionit përcjellës.
  • Ndërlidhja e porosive të aprovuara me dokumentet e liferimit të mallit.
  • Fiskalizimi dhe lëshimi i kuponëve fiskalë për konsumatorët.
  • Sistemimi, mirëmbajtja dhe arkivimi i faturave dhe dokumentacionit përkatës.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me zyrtarët përkatës për çështjet që lidhen me porositë dhe faturimin.
  • Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me pozitën e punës, sipas kërkesave të menaxhmentit.=

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazë të Excel-it dhe dokumentacionit financiar; përvoja me programe kontabël ose evidenca të depos përbën përparësi.
  • Patentë shoferi, kategoria B.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

  • Përgjegjësi, korrektësi, aftësi bashkëpunimi dhe gatishmëri për të punuar sipas nevojave operative të pozitës.

ÇFARË OFRON KORPORATA RUGOVE

Mjedis profesional dhe dinamik; trajnime dhe mundësi zhvillimi; kompensim sipas rezultateve të arritura; përfitime sipas politikave të kompanisë, përfshirë mundësinë e sigurimit shëndetësor me 50% të primit të mbuluar nga kompania.

SI TË APLIKOHET

Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@rugove.eu, duke specifikuar pozitën dhe qytetin për të cilin aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikime pa dallim gjinie apo të ndonjë karakteristike tjetër të mbrojtur me ligj.

Afati: 20 nëntor 2026 · edhe 15 ditë
Apliko tani
Korporata Rugove
Prodhim · Prishtinë
25Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 20/11/26 (15 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Kastriot