KosovaJob
IMN Tulltorja SHPK PREMIUM+E re

Inxhinier i Mekanikës, Elektricist i Linjës, Mekanik i Linjës (Prizren)

Lokacioni Prizren Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 5 dhjetor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

IMN Tulltorja sh.p.k. – Landovicë, Prizren

IMN Tulltorja sh.p.k., kompani që ushtron veprimtarinë në fushën e prodhimit të materialeve ndërtimore, për fuqizimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe zgjerimin e ekipit të punës, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në këto pozita:

  1. INXHINIER I MEKANIKËS – 1 pozitë

Përgjegjësitë kryesore të punës:

 

  • Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e mirëmbajtjes mekanike të makinerive dhe linjave prodhuese.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese.
  • Identifikimi, analizimi dhe zgjidhja e problemeve teknike që ndikojnë në procesin e prodhimit.
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i punës së ekipit të mirëmbajtjes mekanike.
  • Propozimi dhe zbatimi i masave për rritjen e efikasitetit, funksionalitetit dhe jetëgjatësisë së pajisjeve industriale.

 

 

 

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

 

  • Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë Mekanike ose Mekatronikës.
  • Njohuri profesionale në funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe pajisjeve industriale.
  • Njohuri në planifikimin dhe organizimin e proceseve të mirëmbajtjes.
  • Përvoja e punës në industri dhe në procese prodhuese konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.
  • Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese, si dhe aftësi për punë ekipore.

 

 

 

  1. ELEKTRICIST I LINJËS – MË SHUMË POZITA

Përgjegjësitë kryesore të punës:

 

  • Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt dhe intervenimeve elektrike në makineri dhe linja prodhuese.
  • Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike gjatë procesit të prodhimit.
  • Kontrollimi i instalimeve, pajisjeve dhe komponentëve elektrikë.
  • Riparimi dhe zëvendësimi i komponentëve elektrikë sipas nevojës.
  • Kontributi në parandalimin e ndërprerjeve të paplanifikuara të procesit të prodhimit.
  • Respektimi i procedurave teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.

 

 

 

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

 

  • Shkollim i mesëm profesional në drejtimin elektrik ose kualifikim përkatës.
  • Njohuri bazë në mirëmbajtjen dhe riparimin e instalimeve dhe pajisjeve elektrike.
  • Njohuri në identifikimin dhe eliminimin e defekteve elektrike në makineri dhe linja prodhuese.
  • Përvoja e punës në mirëmbajtjen elektrike të pajisjeve industriale konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.
  • Përgjegjësi, përkushtim dhe gatishmëri për punë ekipore.

 

 

 

  1. MEKANIK I LINJËS – MË SHUMË POZITA

Përgjegjësitë kryesore të punës:

 

  • Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt dhe intervenimeve mekanike në makineri dhe linja prodhuese.
  • Identifikimi, diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve mekanike gjatë procesit të prodhimit.
  • Kontrollimi i gjendjes teknike të pajisjeve, mekanizmave dhe pjesëve përbërëse të makinerive.
  • Kryerja e riparimeve dhe zëvendësimi i pjesëve mekanike sipas nevojës.
  • Kontributi në parandalimin e defekteve dhe ndërprerjeve të paplanifikuara të prodhimit.
  • Respektimi i procedurave teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.

 

 

 

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:

 

  • Shkollim i mesëm profesional në drejtimin mekanik ose kualifikim përkatës.
  • Njohuri bazë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, pajisjeve dhe mekanizmave industrialë.
  • Njohuri në sistemet hidraulike dhe pneumatike konsiderohen përparësi.
  • Përvoja e punës në mirëmbajtjen mekanike të pajisjeve industriale dhe linjave prodhuese konsiderohet përparësi, por nuk është kusht përcaktues.
  • Përgjegjësi, përkushtim dhe gatishmëri për punë ekipore.

 

 

 

ÇFARË OFROJMË NE?

Kompania jonë ofron kushte të përshtatshme pune dhe mundësi për zhvillim profesional, përfshirë:

 

  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme, në përputhje me pozitën dhe kualifikimin profesional.
  • Stimulim mujor (bonus shtesë) prej 5% deri në 20% mbi pagën bazë, i cili përcaktohet në bazë të kritereve të vlerësimit, kapacitetit dhe rezultateve të prodhimit.
  • Orar të rregullt pune me ditë të pushimit në përputhje me Ligjin e Punës.
  • Transport të organizuar për punëtorët.
  • Një shujtë cilësore ushqimi gjatë orarit të punës.
  • Kushte dhe pajisje të nevojshme për kryerjen e punës.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.

 

 

 

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

  1. Aplikimi përmes e-mailit

Kandidatët mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike:

ensar@tulltorja.com

Kandidatët që nuk posedojnë CV mund të aplikojnë duke e dërguar një e-mail me të dhënat e mëposhtme:

 

  • Emri dhe mbiemri;
  • Datëlindja;
  • Adresa e vendbanimit;
  • Kategoria e patentë-shoferit (nëse posedojnë);
  • Numri kontaktues.

 

 

 

Për kandidatët që aplikojnë për pozitat Elektricist dhe Mekanik, nese nuk posedojn CV, mjafton të dërgojnë një e-mail me emrin, mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit dhe numrin kontaktues. Kjo nuk vlenë per poziten e Inxhinierit, ai duhet patjeter të nadërgoje CV.

  1. Aplikimi fizik

Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke u paraqitur drejtpërdrejt në Zyrën e Burimeve Njerëzore, në selinë e kompanisë në Landovicë, Komuna e Prizrenit.

AFATI I APLIKIMIT: 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.

VËREJTJE: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

IMN Tulltorja sh.p.k.

Afati: 5 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
IMN Tulltorja SHPK
Prodhim
1Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 05/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren