Kamarier/e, Barist/e, Kuzhinier/e
Munch Café L.L.C., në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, kërkon punonjës me përvojë për këto pozita:
- Kamarier/e – merr porositë, shërben klientët dhe kujdeset për pastërtinë e tavolinave.
- Barist/e – përgatit kafe dhe pije të tjera dhe mirëmban pajisjet dhe hapësirën e banakut.
- Kuzhinier/e – përgatit porositë sipas menusë dhe kujdeset për higjienën në kuzhinë.
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në pozitën për të cilën aplikojnë, të jenë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe të aftë për punë në ekip.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në munchcafeks@gmail.com dhe shënoni në subjektin e emailit pozitën për të cilën aplikoni.