Menaxher/e Dyqani, Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani (Malishevë)
Neptun Kosova sh.p.k, pjesë e Balfin Group, e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake, shpall konkurs për plotësimin e 2 (dy) pozitave të lira të punës në Malishevë:
- Menaxher/e Dyqani
- Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani
Menaxher/e Dyqani
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe mbikëqyr të gjitha operacionet ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
- Monitoron performancën e shitjeve dhe analizon rezultatet për arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
- Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
- Organizon, koordinon dhe mbështet ekipin e punës për rritjen e produktivitetit, bashkëpunimit dhe cilësisë së shërbimit.
- Siguron eksperiencë pozitive për klientët përmes menaxhimit profesional të stafit dhe zgjidhjes efikase të ankesave.
Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante, minimum 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale ose udhëheqëse dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbështet menaxherin e dyqanit në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve ditore.
- Monitoron performancën e shitjeve dhe kontribuon në arritjen e targeteve mujore të kompanisë.
- Kontrollon aktivitetet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
- Organizon, koordinon dhe motivon ekipin e punës për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.
- Siguron eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit efektiv dhe zgjidhjes efikase të ankesave.
Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante, minimum 3 vite përvojë pune në menaxhim ose mbikëqyrje të pikës shitëse dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
Trajnim të vazhdueshëm, pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, bonuse për arritjen e objektivit mujor, ambient modern pune dhe mundësi zhvillimi karriere.
Mënyra e aplikimit
Aplikantët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër – Pozita e punës për të cilën aplikohet.
Afati i aplikimit: 17.11.2026
Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë, në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.