Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
MEKANIK I MAKINERIVE BUJQËSORE
Vendi i punës: Rahovec
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike në traktorë dhe makineri të rënda bujqësore.
- Mirëmbajtja periodike dhe preventive e makinerive dhe pajisjeve bujqësore.
- Riparimi dhe mirëmbajtja e sistemeve mekanike, hidraulike dhe elektrike.
- Kontrollimi i gjendjes teknike dhe funksionalitetit të makinerive.
- Identifikimi në kohë i defekteve dhe propozimi i zgjidhjeve përkatëse.
- Mbajtja e evidencës së mirëmbajtjes dhe riparimeve.
- Kujdesi për veglat dhe pajisjet e punës.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Shkollim i mesëm profesional në drejtimin e mekanikës, automekanikës ose makinerisë.
- Së paku 3 vite përvojë pune në mirëmbajtjen dhe riparimin e traktorëve dhe makinerive bujqësore.
- Njohuri praktike në sistemet hidraulike, mekanike dhe elektrike.
- Aftësi për diagnostikimin dhe eliminimin e defekteve.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në makineri të rënda bujqësore.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë individuale dhe ekipore.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike:
info@stonecastlewine.com