KosovaJob
Docman LLC E re

Menaxher për Shitje dhe Menaxhim të Projekteve

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 26 nëntor 2026
	 	 

DOCMAN SH.P.K.

SHPALLJE PËR VEND PUNE

  • Shitje dhe Menaxhim i Projekteve

DOCMAN SH.P.K., kompani e specializuar në menaxhimin, arkivimin, digjitalizimin dhe asgjësimin konfidencial të dokumenteve, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit me biznese dhe institucione.
  • Prezantimi i shërbimeve të kompanisë dhe këshillimi i klientëve sipas nevojave të tyre.
  • Përgatitja dhe ndjekja e ofertave komerciale, negocimi i kushteve dhe koordinimi i procesit të kontraktimit.
  • Planifikimi, organizimi dhe koordinimi i projekteve të arkivimit, digjitalizimit dhe asgjësimit konfidencial të dokumenteve.
  • Bashkëpunimi me ekipet operative për realizimin e projekteve brenda afateve dhe standardeve të cilësisë.
  • Mbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe përcjellja e kërkesave të tyre.
  • Përgatitja e raporteve mbi aktivitetet e shitjes, ofertat dhe ecurinë e projekteve.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Diplomë universitare në Menaxhment, Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të tjera të përafërta.
  • Përvojë e mëparshme pune në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim projektesh; përvoja në sektorin e shërbimeve përbën përparësi.
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi, negocimi dhe organizimi.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe për të respektuar afatet e punës.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office; njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
  • Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: Kaltrina@docman-ks.com

Afati: 26 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Docman LLC
Menaxhment
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 26/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë