KosovaJob
KosInvest PREMIUM+E re

Koordinator i Zyrës (Viti)

Lokacioni Viti Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 3 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Koordinator i Zyrës për Rajonin e Vitisë

 (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Përgjegjësitë Kryesore të Koordinatorit të Zyrës: 

  • Koordinimi i aktiviteteve ditore të zyrës përkatëse dhe mbështetja e stafit.
  • Udhëheqja dhe monitorimi i procesit të kredidhënies, nga aplikimi deri te aprovimi dhe disbursimi.
  • Udhëheq dhe monitoron portfolion kreditore duke siguruar cilësi, performancë dhe kolektim efikas.
  • Kryerja e analizave të riskut, vlerësimeve të klientëve dhe rekomandimeve për vendim-marrje.
  • Sigurimi që të gjitha operacionet janë në përputhje me procedurat, politikat dhe rregulloret e institucionit.
  • Mbështetja, përzgjedhja dhe trajnim i stafit të ri kreditor, kur kërkohet.
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe komunitetin lokal.
  • Raportimi i rregullt i performancës së zyrës dhe portfolios tek menaxhmenti.
  • Zbatimi i parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies, vlerësimit të rrezikut, transparencës dhe shërbimit ndaj klientit.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.

Koordinatori i Zyrës duhet të plotësoj kriteret: 

  • Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës të paktën 3 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
  • Aftësi për udhëheqje dhe punë ekipore për të koordinuar operacionet e zyrës dhe për të udhëhequr proceset e kredidhënies.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në menaxhimin e të dhënave.
  • Njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullatore përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
  • Të njohë rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze ose serbe të shkruar dhe të folur.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Gatishmëri për të mësuar sisteme të tjera si Sistemi i Klientëve të mikrofinancës.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 03 Nëntor 2026.

Afati: 3 nëntor 2026 · edhe 7 ditë
Apliko tani
KosInvest
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
19Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 03/11/26 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Viti