KosovaJob
SALT ULTRAE re

Stock Manager (Prishtinë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 25 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.

Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.

Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm. 

Jemi në kërkim të një Stock Manager i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin efikas të inventarit dhe garantimin e funksionimit optimal të proceseve të magazinimit në restorant. Ky rol kërkon koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, kontrollin e cilësisë dhe respektimin e standardeve operacionale.

Roli dhe Përgjegjësitë

1. Menaxhimi i magazinave dhe inventarit

  • Administron dhe organizon magazinat, duke siguruar ruajtjen e duhur të produkteve dhe zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
  • Monitoron stokun, afatet e skadencës dhe kushtet e ruajtjes, duke zbatuar metodat FIFO/FEFO.
  • Kryen inventarizime periodike, rakordon sasitë fizike me sistemin Microsoft Dynamics 365 Business Central dhe raporton diferencat, humbjet apo dëmtimet.

2. Planifikimi dhe realizimi i blerjeve

  • Planifikon dhe realizon porositë sipas nevojave operative, niveleve të stokut, parashikimeve të shitjeve dhe sezonalitetit.
  • Krijon dhe ndjek urdhrat e blerjes në Business Central, duke monitoruar afatet e dorëzimit dhe disponueshmërinë e produkteve.
  • Siguron që blerjet të kryhen brenda buxhetit dhe limiteve të miratuara nga kompania.

3. Pranimi dhe kontrolli i mallrave

  • Kontrollon sasitë, cilësinë, çmimet, temperaturat dhe afatet e skadencës së produkteve të furnizuara, në përputhje me porositë dhe dokumentacionin shoqërues.
  • Regjistron saktë mallrat e pranuara në Business Central dhe raporton çdo mospërputhje, duke koordinuar kthimet ose zëvendësimet sipas procedurave të kompanisë.

4. Menaxhimi i furnitorëve

  • Koordinon porositë dhe komunikimin me furnitorët, duke ndjekur cilësinë e produkteve, çmimet dhe afatet e dorëzimit.
  • Identifikon furnitorë dhe produkte të rinj në bashkëpunim me ekipet operative dhe Departamentin Qendror të Blerjeve.
  • Monitoron zbatimin e kushteve kontraktuale dhe raporton çdo ndryshim të paautorizuar apo problematikë në furnizim.

5. Kontrolli i kostove dhe raportimi

  • Monitoron vlerën e inventarit, konsumin, humbjet dhe diferencat, duke identifikuar mundësi për optimizimin e kostove.
  • Përgatit raporte periodike mbi stokun, inventarin dhe performancën e furnitorëve.
  • Bashkëpunon me Drejtuesin Operacional, Chef, Bar Manager, Financën dhe Departamentin e Blerjeve për përmirësimin e proceseve dhe kontrollin e kostove.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Arsim i lartë në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme, i preferueshëm.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim inventari, magazinim, blerje ose furnizim; preferohet eksperienca në HoReCa.
  • Njohuri të mira mbi proceset e inventarit, furnizimit dhe kontrollit të kostove.
  • Aftësi për përdorimin e sistemeve ERP; eksperienca me Microsoft Dynamics 365 Business Central përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe paketës MS Office.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe planifikimi.
  • Aftësi komunikimi dhe koordinimi me furnitorët dhe ekipet operacionale.
  • Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe përgjegjshmëri.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Mundësi zhvillimi profesional brenda Revo Hospitality Group.
  • Trajnim në sistemet ERP dhe procedurat e menaxhimit të inventarit dhe blerjeve.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Vakte për stafin sipas politikave të kompanisë.
  • Mundësi për avancim në pozicione të menaxhimit të inventarit, blerjeve dhe operacioneve.

Afati: 25 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Apliko tani
SALT
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm · Prishtina
8Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 25/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë