KosovaJob
Idearch ULTRA

Arkitekt/e / Inxhinier/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 21 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

Arkitekt/e ose Inxhinier/e (Ndërtimtari / Mekanikë etj.)

Idearch SH.P.K. është kompani që merret me projektimin e dritareve dhe fasadave. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të kompanisë, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Lokacioni: Dragodan, Prishtinë

Hap në Google Maps

Kërkesat

  • Diplomë në Arkitekturë, Inxhinieri të Ndërtimtarisë ose Inxhinieri Mekanike. Mirëpriten edhe kandidatë nga fusha të ngjashme teknike, si Gjeodezi, Mekatronikë etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (minimumi niveli B2 i avancuar)
  • Njohuri të mira në AutoCAD
  • Njohuri të mira në Microsoft Office
  • Përvoja e punës nuk është e domosdoshme
  • Motivim për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht
  • Përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip

Detyrat

  • Projektimi i dritareve dhe elementeve të fasadave
  • Përgatitja e vizatimeve teknike në AutoCAD
  • Përpunimi i porosive në programin e prodhimit
  • Bashkëpunimi me ekipin në realizimin e projekteve
  • Detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit

Ne ofrojmë

  • Punë afatgjatë në një kompani në zhvillim
  • Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë
  • Trajnim profesional 4 mujor në Zvicër me vizë pune (trajnimi zhvillohet në gjuhën gjermane)
  • Mundësi për qëndrim deri në 8 javë çdo vit në Zvicër
  • Gjatë qëndrimit në Zvicër, kompania siguron banesën dhe mbulon shpenzimet e udhëtimit

Të interesuar?

Atëherë dërgoni CV-në tuaj në: idearch.info@gmail.com

Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat do të kontaktohen për intervistë.

Afati: 21 nëntor 2026 · edhe 13 ditë
Idearch
Ndërtimtari & Patundshmëri · Prishtinë
6Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 21/11/26 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë