Dekoruese, Përgatitëse e Ëmbëlsirave
KONKURS PUNE – Bake & Cake
Pozitat e lira: Dekoruese & Përgatitëse e Ëmbëlsirave
Bake & Cake po zgjerohet dhe kërkon dy persona me përvojë të detyrueshme në fushën e pastiçerisë, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë profesional dhe kreativ.
DEKORUESE (Krem & Fondant)
Kërkesat:
- Përvojë e obliguar në dekorimin e tortave me krem, fondant dhe detaje artistike
- Aftësi të zhvilluara kreative dhe sy i mprehtë për detaje
- Njohuri në punë me krem stabil, ganache, figurina fondanti, motive të ndërlikuara
- Pastërti, organizim dhe seriozitet në punë
- Aftësi për punë ekipore dhe menaxhim të kohës
Detyrat kryesore:
- Dekorimi profesional i tortave
- Përgatitja e elementeve të detajuara dekorative
- Prezantim estetik i produkteve
- Ruajtja e pastërtisë dhe standardeve të pikës së punës
PËRGATITËSE E ËMBËLSIRAVE
Kërkesat:
- Përvojë e obliguar në përgatitjen e ëmbëlsirave, pjekje dhe proceset e pastiçerisë
- Aftësi të mira teknike në ndjekjen e recetave
- Njohuri bazike në pjekje, konsistencë brumi, kremra, mbushje, etj.
- Saktësi, pastërti dhe organizim
- Aftësi për punë ekipore dhe ritëm pune
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme sipas recetave të brendshme
- Pjekja dhe përpunimi teknik i brumeve dhe kremrave
- Mbajtja e higjienës dhe standardeve të cilësisë
- Ndihmë në prodhim sipas nevojës ditore
Ne ofrojmë:
- Ambient pune modern dhe profesional
- Siguri, stabilitet dhe orar të rregullt
- Pagesë konkurruese
- Mundësi zhvillimi në artin e pastiçerisë
Vendndodhja: Bake & Cake
Aplikime: Dërgo CV ose kontakto në WhatsApp / Viber në +38345 242 777 dhe +38349 242 777