KosovaJob
Non - Disclosed Client PREMIUM+E re

Rekruter (German)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Burime Njerëzore Skadon më 21 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Në emër të klientit tonë, një kompani BPO me bazë në Gjermani, jemi në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozitën e mëposhtme:

Pozita: Rekruter (German)
Kriteri kryesor: Njohja e gjuhës gjermane në nivelin C1

Përgjegjësitë

  • Shqyrtimi i aplikimeve të kandidatëve dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së tyre me kërkesat e pozitave të hapura.
  • Kontaktimi i kandidatëve dhe vlerësimi i njohurive të tyre gjuhësore.
  • Koordinimi i procesit të rekrutimit nga fillimi deri në fund, duke përfshirë caktimin e intervistave dhe komunikimin me kandidatët.
  • Koordinimi i ofertave të punësimit dhe përcjellja e hapave të procesit të rekrutimit.
  • Përgatitja e raporteve dhe përditësimi i statusit të kandidatëve në sistemin e rekrutimit.
  • Mbështetja në detyra të ndryshme administrative që lidhen me procesin e rekrutimit.

Kërkesat kryesore janë:

  • Njohja e gjuhës gjermane në nivelin minimal C1.
  • Përfundimi i studimeve Bachelor.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

Si të aplikoni?

Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e rekrutimit dhe i plotësoni kriteret e lartcekura, ju ftojmë të aplikoni përmes butonit Apliko.

Afati: 21 nëntor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Non - Disclosed Client
Retail dhe Distribuim
0Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 21/11/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë