KosovaJob
Paradiso E re

Operator i Makinave të Prerjes - Waterjet dhe CNC, Depoist në Prodhim

Lokacioni Lipjan Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 21 nëntor 2026
	 	 

Paradiso shpall konkurs për dy pozita të lira në Prodhimtari  

Lokacioni: Lipjan 

Pozita: Operator I makinave të prerjes – Waterjet dhe CNC

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT 

  • Operimi dhe kontrollimi i makinave të prerjes CNC dhe Waterjet.
  • Planifikimi, organizimi dhe realizimi i prerjeve të porosive në pllaka graniti, mermeri, kuarci dhe materiale të ngjashme.
  • Leximi dhe interpretimi i vizatimeve teknike, skicave dhe dimensioneve të porosive.
  • Kontrollimi i saktësisë së dimensioneve dhe cilësisë së prerjes.
  • Mirëmbajtja e pastërtisë dhe organizimit të hapësirës së punës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
  • Të ketë njohuri bazike të gjuhës Angleze.
  • Të ketë përvojë pune; përparësi kanë kandidatët me përvojë në operimin e makinave CNC dhe Waterjet.
  • Të jetë i disiplinuar, i përgjegjshëm dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e kompanisë.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe bashkëpunim me kolegët.

Pozita: Depoist në prodhim

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT 

  • Të bëjë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.  
  • Të bejë pregaditjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit.
  • Të merret me mallin e importuar dhe të kontrollojë gjendjen fizike të materialeve. 
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit të punës. 
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyresi. 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune si depoist 
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm gjatë orarit të punës. 
  • Përshtatje në punë ekipore. 
  • Të jetë i gatshëm për të pranuar punë shtesë sipas nevojës së kompanisë.
  • Të ketë patentë shofer, Kategoria B.

KUSHTET E PUNËS DHE BENIFITET 

  • Orar i plotë pune.
  • Ambient pune profesional, stabil dhe bashkëpunues.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Bonuse në fund të vitit, të bazuara në performancën individuale dhe rezultatet e arritura.
  • Shujtë ditore e mbuluar nga kompania, për të siguruar mirëqenie dhe komoditet gjatë orarit të punës.
  • Sigurim shëndetësor për punonjësit.

Aplikimi: Bëhet në formë elektronike në qendresa@paradiso-kos.net ose ta dorëzojnë personalisht në zyrat e kompanisë Paradiso Sh.P.K., Rr. Ibrahim Rugova p.n., Lipjan.

Konkursi është I hapur nga 21.10.2026 - 21.11.2026 

Afati: 21 nëntor 2026 · edhe 33 ditë
Paradiso
Retail dhe Distribuim · Lipjan, Kosovo
2Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 21/11/26 (33 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan