KosovaJob
Aktive Real Estate PREMIUM+E re

Agjent/e i/e Shitjes

Lokacioni Gjilan Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 17 nëntor 2026
	 	 

AKTIVE REAL ESTATE PO ZGJERON EKIPIN!

Po kërkojmë një Agjent/e Shitjeje për Patundshmëri në Gjilan.

Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit, je i/e shkathët në shitje dhe dëshiron të zhvillohesh në tregun e patundshmërive, të ftojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë!

Cili do të jetë roli yt?

  • Kërkimi i pronave të reja për shitje dhe qira, përmes terrenit dhe platformave online.
  • Komunikimi me pronarët dhe klientët për të kuptuar kërkesat e tyre.
  • Prezantimi i pronave dhe organizimi i vizitave me blerësit apo qiramarrësit potencialë.
  • Ndjekja e kontakteve dhe ofertave deri në përfundimin e marrëveshjes.
  • Përditësimi i të dhënave të pronave dhe klientëve në sistemin e kompanisë.
  • Bashkëpunimi me ekipin për promovimin e pronave dhe arritjen e objektivave.

Çfarë kërkojmë nga ti?

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bindjeje.
  • Iniciativë për të krijuar kontakte dhe për të gjetur mundësi të reja biznesi.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe organizim në punë.
  • Njohuri bazë të kompjuterit dhe përdorimit të rrjeteve sociale.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Njohja e qytetit të Gjilanit dhe zonave përreth përbën përparësi.
  • Përvoja në shitje ose në patundshmëri është përparësi.

Çfarë të ofrojmë?

  • Pagë fikse mujore dhe komision sipas rezultateve.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë punës.
  • Ambient bashkëpunues dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Mundësi për të rritur të ardhurat përmes angazhimit dhe performancës.

Për të aplikuar, dërgo CV-në dhe një prezantim të shkurtër në mesazhet e faqes sonë ose në email adresën tonë zyrtare, info@aktive-rks.com

Afati: 17 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Aktive Real Estate
Ndërtimtari & Patundshmëri · Gjilan
2Ndjekës
1Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 17/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan