1
PREMIUM PLUS

Automekanik (3), Vozitës i Kamionit dhe Automjetit, Mirëmbajtës / Pastrues i Objektit

Ruaj
Autoservis Suzuki
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Autoservis Gani B. Krasniqi B.I.-D.P.Z. “Suzuki”, me seli në Fushë Kosovë, Miradi e Ulët, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës për kandidatët entuziastë dhe të kualifikuar për pozitën:

AUTOMEKANIK – 3 POZITA

Kualifikimi dhe kriteret e nevojshme:

  • Përvojë pune si automekanik së paku 2 vite;
  • Njohuri të mira në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve;
  • Përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë;
  • Aftësi për bashkëpunim dhe punë në grup.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Mirëmbajtja, riparimi dhe ndërrimi i pjesëve mekanike të automjeteve;
  • Montimi dhe çmontimi i pjesëve të automjeteve;
  • Kryerja e servisimеve dhe kontrolleve të automjeteve;
  • Identifikimi dhe diagnostikimi i defekteve mekanike;
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe përmbushja e detyrave të punës me përgjegjësi.

Vozitës i kamionit dhe automjetiti – Kategoria C- 1 POZIT

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Patentë shoferi e kategorisë  C, e vlefshme;
  • Njohuri për përdorimin të kamionit;
  • Të mos ketë ndalesë ligjore për drejtimin e automjeteve;
  • Të jetë i përgjegjshëm, i disiplinuar dhe i kujdesshëm në punë.

Mirëmbajtës  pastrues i objektit- 1 POZIT

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Të ketë njohuri bazë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve;
  • Të jetë i përgjegjshëm, i rregullt dhe i përkushtuar në punë;
  • Të kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e objektit;
  • Të kryejë pastrimin e servisit, zyrave, dhe hapësirave të tjera;
  • Të kryejë punë të lehta të mirëmbajtjes, sipas detyrave të përcaktuara;
  • Të respektojë rregullat e sigurisë dhe higjienës në punë.

Kompania jonë ofron:

  • Kontratë të rregullt pune;
  • Pagë konkurruese;
  • Pagesë përmes bankës;
  • Shujtë ushqimore të mbuluar nga kompania;
  • Siguri dhe kushte të mira pune;
  • Atmosferë të këndshme dhe profesionale në punë;
  • Mundësi zhvillimi dhe përparimi në karrierë;
  • Mundësi për trajnime dhe edukim të vazhdueshëm.

Orari i punës:

  • E hënë – E premte: 09:00 – 18:00
  • E shtunë: 09:00 – 14:00

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë mund të aplikojnë duke na kontaktuar në:

Tel: +383 45 388 484, viber, wacap.
Email: suzuki_gk@hotmail.com

Inkurajojmë të gjithë kandidatët e interesuar dhe të motivuar që të aplikojnë në konkurs.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet