1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje Pune – Koordinator i importit

AutoPjesë PARTNER operon prej më shumë se 20 vitesh. Me 29 filiale dhe mbi 150 kolegë, jemi kompania e vetme në rajon me prezencë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ofrojmë pjesë këmbimi, vajra, bateri dhe karroceri për të gjitha llojet e makinave, si dhe vegla pune. Njëkohësisht, jemi përfaqësues ekskluzivë të shumë brendeve premium.

Falë trajnimit dhe njohurive teknike që ofrohen brenda kompanisë, kjo pozitë është e përshtatshme edhe për profesionistë nga fusha të tjera, të cilët dëshirojnë të zhvillohen në sektorin e blerjes.

Ne jemi nje kompani lidere ne rjaon ne perdorimin e sistemeve per organizimi menaxhimin e artikuvje dhe blerjeve te cilat jashtzakonsiht e lehtesojn punen e blerjes dhe importit.

Ne ofrojmë kushte pune mbi standardin e tregut, duke përfshirë:

  • Pagë fikse plus bonuse atraktive
  • Sigurim shëndetësor privat 24/7
  • Orar i punës standard
  • Trajnim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme
  • Sisteme softuerike që e bëjnë punën të thjeshtë për fillestarë

Detyrat:

  • Përgatit dokumentacionin e furnizimeve
  • Organizon transportin dhe ndjek dërgesat.
  • Bashkëpunon me shpediterët për procedurat doganore.
  • Koordinim brenda ekipit të blerjes

Kërkesat:

  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësi të reja.
  • Të keni përfunduar me sukses studimet universitare.
  • Njohuri të Excel-it në nivel mesatar.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Apliko online duke klikuar: https://forms.gle/QoZkg8x8rumViLiX9

ose të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën:
karriera@autopjesepartner.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet