KONKURS PUNE
VENUS HOTEL – PRISHTINË
Pozita: RECEPSIONIST/E
Venus Hotel, hotel me pesë yje, shpall konkurs për pozitën Recepsionist/e.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në recepsion ose në fushën e hotelerisë (e preferueshme).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj mysafirëve.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike.
- Pamje profesionale, korrektësi dhe përgjegjësi në punë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në situata me ngarkesë.
- Gatishmëri për punë me ndërrime.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpritja dhe regjistrimi i mysafirëve (Check-in / Check-out).
- Menaxhimi i rezervimeve dhe kërkesave të mysafirëve.
- Komunikimi profesional përmes telefonit dhe emailit.
- Ofrimi i shërbimit cilësor sipas standardeve të hotelerisë me pesë yje.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera të hotelit.
APLIKO TANI!
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
hr@venushotel-ks.com
