1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në, Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 , Nenin 80, 81 dhe 89, të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr. 08/L-197 , Ligji Nr. 08/L-196, për Pagat në Sektorin Publik dhe Udhëzimin Administrativ MFPT-NR. 01 /2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall :

KONKURS

Titulli i punës: Historian /e

Institucioni: Muzeu Kombëtar i Kosovës

Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Profesional 2

Klasa e pozitës: K 7

Koeficienti: 7.5

Nr. i kërkuar: 1

Data e njoftimit: 13.10.2026

Afati për aplikim: 14.10.2026-12.11.2026 Numri i referencës:

Kodi:

I përgjigjet: Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kujdeset për koleksionet historike të Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK);
  2. Të identifikojë, regjistroj, gjendjen aktuale të koleksionit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, duke kompletuar inventarin e tërësishëm të eksponateve dhe aseteve;
  3. Të identifikojë dhe të sigurojë informacion dhe qasje në materialet e rëndësishme historike, që prezantojnë historinë e re të Kosovës, me fokus në vitet e 90-ta;
  4. Të përcaktojë se cilat materiale historike meritojnë njohje te veçantë, prezantim dhe promovim, duke përfshirë edhe Trashëgiminë e objektit Shtëpia e Pavarësisë, në koordinim me zyrtar komunal (përcaktimi i pronës);
  5. Të hartojë planin dhe prioritetin e aktiviteteve për rifreskim të ekspozitës dhe konsolidim te rrëfimit;
  6. Kryen detyra të tjera profesionale sipas nevojave në Muzeun Kombëtar të Kosovës (MKK).

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik

Kriteret e përgjithshme që një person duhet t’i plotësojë në procedurën e rekrutimit, për t’u pranuar si zyrtar publik në cilëndo kategori apo nivel, janë:

  • të jetë shtetasi Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
  • të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës; dhe
  • të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj

Kërkesat e përgjithshme formale:

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë e studimeve themelore universitare, Drejtimi
  2. Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në
  3. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vjet përvojë pune

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të

Kërkesat (Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) e përgjithshme të nevojshme

  1. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  2. Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  3. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  4. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access) si dhe programeve Cad;
  5. Shkathtësi komunikimi dhe prezantimi (me shkrim dhe me gojë);
  6. Mundësi angazhimi për ditët e festave dhe fundjave dhe pune nën presion kohe;
  7. Aftësi të punës me fëmijë dhe grupe të ndryshme të

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me afat të pacaktuar.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit për aplilkim në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është nga data 14.10.2026 deri 12.11.2026

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKT-së.

Ministria e Kulturës dhe Turizimit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në Shërbimin Publik të Kosovës, siç̧ specifikohet në LZP”;

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/ dhe dorëzohet në Zyrën 027, të Ministrisë së Kulturës dhe Turizimit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44.

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Kandidati përmes aplikacionit deklaron dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve të dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e procedurës së rekrutimit.

Deklarimi i rrejshëm sipas këtij neni paraqet shkas për përjashtim nga procedura e rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet