1
PREMIUM PLUS

Rental Agent (Agjent/e të Rentës) (2)

Ruaj
Sixt Rent a Car
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Njoftim për Punësim – SIXT Rent a Car

SIXT Rent a Car, me seli në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, shpall konkurs për:

  • 2 Rental Agent (Agjent/e të Rentës) në Aeroportin e Prishtinës.

SIXT Rent a Car është një lider ndërkombëtar në dhënien me qira të automjeteve, me një gamë të gjerë flotash. Ne po kërkojmë agjentë/e shitjesh me aftësi të forta komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Kryen operacionet e përditshme të dhënies me qira të automjeteve, duke përfshirë shërbimin ndaj klientit, mirëmbajtjen bazë të dokumentacionit dhe menaxhimin e transaksioneve financiare.
  • Kontrollon dhe menaxhon rezervimet online.
  • Monitoron procesin e rezervimit, dorëzimit dhe kthimit të automjeteve me qira.
  • Kryen barazimin ditor të pagesave dhe arkës.
  • Menaxhon kërkesat dhe shqetësimet e klientëve në lidhje me shërbimin e marrjes me qira të automjeteve.

Cilësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë përvojë të mëparshme në një mjedis pune të orientuar drejt shërbimit të dhënies me qira (rent a car) – përparësi.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe aftësi të mira në përdorimin e tastierës.
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në telefon ashtu edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me klientët.
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën presion, si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e ekipit.
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me ndërrime, gjatë fundjavave dhe periudhave të pushimeve, sipas sistemit rotativ.

Benefitet

  • Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi.
  • Pagesa realizohet përmes bankës.
  • Pagesa e kontributeve sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pagë bruto: 650.00 € + shtesë për ushqim.

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me referencat në adresën elektronike:

agskosovo@gmail.com 

Ju lutemi që në subjekt të email-it të shënoni pozitën për të cilën aplikoni:
"Rental Agent – SIXT"

Afati i dorëzimit të CV-ve: 30.11.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet