1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PUNE: FARMACIST/E

AGS Corporation, kompani lidere në distribuimin e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Farmacist/e me njohuri profesionale dhe interes për sektorin e teknologjisë dhe furnizimeve shëndetësore.

Pozita përfshin mbështetje profesionale për portofolin e produkteve farmaceutike dhe materialeve mjekësore, komunikim me institucionet shëndetësore dhe bashkëpunim me ekipet e shitjes dhe të furnizimit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Njohje, prezantim dhe ofrim i informacionit teknik e profesional për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të kompanisë.
  • Mbështetje në përgatitjen e ofertave, specifikimeve teknike, katalogëve dhe dokumentacionit për klientë.
  • Bashkëpunim me ekipet e shitjes për prezantime produktesh dhe informim të stafit shëndetësor mbi përdorimin e duhur, sipas dokumentacionit të prodhuesit.
  • Ndjekje e kërkesave të spitaleve, klinikave dhe farmacive, si dhe mbledhje e feedback-ut për produktet.
  • Koordinim me ekipet për kontrollin e dokumentacionit, afateve të përdorimit dhe kushteve të ruajtjes e shpërndarjes së produkteve.

Kualifikimet e kërkuara

  • Studime të përfunduara ose në fazën përfundimtare në drejtimin Farmaci.
  • Njohuri teorike dhe/ose përvojë pune me produkte farmaceutike, barna, materiale mjekësore dhe produkte për përdorim spitalor.
  • Njohuri për kategoritë e produkteve, specifikimet, etiketimin, kushtet e ruajtjes dhe parimet bazë të sigurisë dhe cilësisë.
  • Gatishmëri për trajnime shtesë profesionale dhe teknike, brenda dhe jashtë vendit.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi, prezantimi dhe bashkëpunimi me profesionistë shëndetësorë.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe gatishmëri për punë në terren e udhëtime sipas nevojës.
  • Përvoja në farmaci, depo farmaceutike, distributor ose institucion shëndetësor përbën avantazh.

Çfarë ofron AGS Corporation

  • Trajnime profesionale të specializuara për produktet farmaceutike dhe materialet mjekësore të portofolit tonë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime me partnerë ndërkombëtarë.
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe bonuse të bazuara në performancë.
  • Perspektivë afatgjatë karriere dhe mundësi avancimi brenda AGS Corporation.

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: gramosb@agskosovo.com ose permes butonit "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet