Për nevojat e pikës në adresën Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Rrethi KFC, Rr. Marigona Residence, kompania
“ME DISPLAY”, shpall konkurs për pozitat si në vijim:
POZITA: SHITËS/E
Përgjegjësite:
- Ofrimi i shërbimit cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
- Pergjigjet në thirrjet telefonike dhe bën pranimin e porosive nga klientet
- Përgadit faturat e shitjes së mallit;
- Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
Kryen operacionet e arkës
- Kujdeset për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe renditjen e produkteve sipas rregullorës së kompanisë
- Komunikimi direkt me blerës në baza të rregullta.
- Përcjellje e procesit të dorëzimit të porosive tek blerësit
- Të përfaqëson kompaninë në mënyrë profesionale dhe pozitive;
- Zbaton detyra te tjera te percaktuara nga mbikqyrësi që ndërlidhen me pozitën.
Aftësit dhe Kualifikimet:
- Të ketë përvoje pune në sektorin e shitjes:
- Të jetë i/e besueshëm/e dhe të ketë qasje te mirë me klientët;
- Të ketë aftesi të mira komunikative
- Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe e pakos Office;
- Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
- Saktësi dhe vëmendje në detaje të punës
Kompania ofron:
- Sigurim shëndetësor
- Shujtë ditore
- Transport të organizuar nga Prishtina
POZITA: ASISTENT/E PËR FINANCA DHE ADMINISTRATË
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
- Bën kontrollimin e faturave shitëse
- Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme(Dud) në sistemin e financiar,
- Asiston në përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes,
- Asiston në pergaditjen e Formularit te Tvsh-së dhe tatimeve tjera ligjore,
- Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar,
- Përgatit raporte statistikore periodike dhe vjetore,
- Bën barazimin e kartelave financiare me klient/furnitorë,
- Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
- Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare
- Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit,
- Bën punë të tjera administrative që ndërlidhen me pozitën.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
- Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
- Të ketë përvojë në fushën e Financave,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
- Aftësi analitike në punë,
- Të ketë njohuri të legjislacionit Tatimor të Kosovës,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.
Kompania ofron:
- Sigurim shëndetësor
- Shujtë ditore
- Transport të organizuar nga Prishtina
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adresës elektronike apliko@medisplay.eu . Në fushën e subjektit të specifikohet pozita për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
