1
ULTRA

Agjent i Zhvillimit të Tregut (Prishtinë)

Ruaj
Quaranta
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

QUARANTA shpall konkurs për pozitën: Agjent i zhvillimit të tregut (në terren)

Vendi i punës: Prishtinë

Kompania GM Albania L.L.C., e regjistruar në ARBK me numër identifikues 811365750, me qendër në Prishtinë, është përfaqësuese ekskluzive e brendit të njohur italian të kafes “Quaranta” dhe produkteve të saj premium.
Prej më shumë se 5 vitesh, kompania operon me sukses në tregun e Kosovës, duke u zgjeruar në të gjitha regjionet e saj.

Përshkrimi i pozitës:

Pozita e Agjent i zhvillimit të tregut ka për qëllim ndërtimin e partneriteteve të reja me subjekte që ushtrojnë aktivitet në sektorin e Hotelerisë, Kafeneve, Restoranteve, Pompave të Karburantit dhe Supermarketeve.
Kandidati do të jetë përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi, zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata dhe promovimin e brendit “Quaranta” në terren.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë në fushën e HORECA (Hoteleri, Restorante, Kafene)
  • Obligative eksperienca e njohjes me përfaqësuesit e lokaleve dhe bareve në terren (JO SHPERNDARES I KAFES)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme
  • Patentë shoferi (Kategoria B)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe dinamike në terren

Kompania ofron:

  • Pagesë të kënaqshme + bonuse motivuese
  • Mbështetje nga stafi teknik dhe marketingu i kompanisë
  • Baza materiale dhe logjistike për punë në terren
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë dhe avancim profesional

Aplikimet:
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën e emailit: gmalbania19@gmail.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet