PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E PËR DERMOKOZMETIKË
ITALMED N.T.SH është kompani farmaceutike që kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe dermokozmetike evropiane në zonat ku operon. ITALMED është përfaqësues ekskluziv i disa brendeve të njohura ndërkombëtare, kryesisht nga Gjermania dhe Italia.
ITALMED N.T.SH shpall pozitën vakante:
Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë
Kualifikimet dhe kriteret:
- Të ketë diplomë universitare në Farmaci, Mjekësi ose në fusha të ngjashme;
- Përvojë pune si përfaqësues/e mjekësor/e përbën përparësi;
- Përvojë ose njohuri në fushën e dermokozmetikës përbën përparësi;
- Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese;
- Të ketë aftësi për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie profesionale me mjekë, dermatologë dhe farmacistë;
- Të jetë person i organizuar, komunikues, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt rezultateve;
- Të ketë aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të ketë gatishmëri për punë në terren.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve dermokozmetike tek mjekët, dermatologët dhe farmacistët;
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me profesionistët shëndetësorë;
- Përfaqësimi i brendeve të kompanisë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet e tyre;
- Realizimi i vizitave të rregullta në terren dhe prezantimi i produkteve;
- Pjesëmarrja në trajnime, konferenca, evente dhe aktivitete të ndryshme promocionale;
- Monitorimi i tregut dhe mbledhja e informatave relevante nga terreni;
- Përgatitja e raporteve të vizitave dhe aktiviteteve sipas kërkesës;
- Kontributi në realizimin e objektivave të marketingut dhe zhvillimin e brendeve dermokozmetike.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në ermira.ferizi@italmedks.com, me subjekt “Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.