1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mundësi Praktike 

Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.  

TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si Praktikant për KYC për Degën në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Vushtrri, Drenas dhe Malishevë. 

Përgjegjësi e praktikantit/es është: 

  • Të jetë palë kryesore e interesit të procesit të vazhdueshëm të vigjilencës. 
  • Të mbaj përgjegjësinë kryesore për monitorimin e aktivitetit të klientit dhe gjenerimin e “UAR ve (Raportimi i Aktivitetve te Pordorusit ) kur lind ndonjë dyshim lidhur me pastrimin e parave (PP) dhe financimin e terrorizmit (FT). 
  • Të përgjigjet ndaj Kërkesave për informim të gjeneruara nga Analist /Hetues TM në përputhje me afatet kohore të përcaktuara. 
  • Të ekzekutoj ndërprerjen e marrëdhënies së klientit sipas udhëzimeve të Pajtueshmërisë.
  • Të jetë pikë e kontaktit (PVK) me klientin për çështjet PPP (parandalimi i pastrimit të parave) dhe  LFT (luftimi i financimit të terrorizmit). 
  • Të kryej verifikimin e duhur të sanksioneve sipas Politikës Globale të Sanksioneve. 

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente.
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij. 
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare. 
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese. 
  • Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira.
  • Njohuri të mira të MS Office. 
  • Efikas në punë ekipore. 
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze. 

Linku për aplikim është : https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 27.09.2026.  Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e  përzgjedhur. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet