KONKURS PUNE
Pozita: Administratore – Asistente Administrative
Lokacioni: Prizren
Kompania: Extra Fruit Fillings Sh.p.k.
Extra Fruit Fillings Sh.p.k. shpall konkurs për pozitën Administratore – Asistente Administrative.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi dhe administrimi i shitjeve në sistemin e kompanisë;
- Përgatitja dhe kontrollimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës;
- Përgatitja e listave të ngarkesave dhe koordinimi me depon, shitjen dhe transportin;
- Evidentimi dhe kontrollimi i faturave të papaguara dhe arkëtimeve;
- Mbajtja dhe sistemimi i dokumentacionit administrativ;
- Përgatitja e raporteve dhe analizave të shitjeve;
- Kontrollimi dhe përditësimi i gjendjes së stokut;
- Komunikimi me klientët dhe departamentet e kompanisë;
- Printimi dhe administrimi i etiketave;
- Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Shkollim i mesëm ose universitar, mundësisht në ekonomi, administratë apo fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira të programeve Pro-Data , Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word;
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
- Përpikëri, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Përvoja në administratë, shitje ose financa konsiderohet përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Të interesuarit duhet ta dërgojnë CV-në në: agnesa.bushrani@extrafruitfillings.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
