Social Media Manager
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalMigros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë afatgjatë me partnerët që përfaqësojmë dëshmon përkushtimin dhe suksesin tonë në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Me zgjerimin e vazhdueshëm të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipi ynë. Ftojmë profesionistë dinamikë, ambiciozë dhe inovativë t'i bashkohen ekipit tonë në pozitën:
- SOCIAL MEDIA MANAGER
Jemi në kërkim të një personi kreativ, proaktiv dhe të organizuar për menaxhimin e rrjeteve sociale të kompanisë.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn
- Krijimi dhe editimi i përmbajtjes: Reels, Stories, postime dhe video
- Përgatitja e kalendarit të përmbajtjes dhe planifikimi i publikimeve
- Përdorimi i Adobe Photoshop, Illustrator, Premiere Pro ose programeve të ngjashme
- Ndjekja e trendeve dhe zhvillimi i ideve kreative
- Komunikimi dhe koordinimi me influencere dhe content creators
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe koordinimi i kampanjave
- Monitorimi i performancës së rrjeteve sociale
Kërkesat:
- Përvojë në social media dhe content creation
- Aftësi të mira kreative dhe vizuale
- Njohuri në Adobe Creative Cloud
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
- Përvojë me influencer marketing konsiderohet përparësi
- Portfolio e punëve të mëparshme
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në adresën elektronike:
hr@migros-group.com
Në subjektin e emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën aplikoni. Aplikimet që nuk e specifikojnë pozitën në subjekt nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group SH.P.K.
Zona Industriale 4
12000 Prishtinë, Kosovë
