BAJRA N.P.T. është ndërmarrje e mesme e cila operon në tregun kosovar prej dekadash. Bajra N.P.T. , Kompania është duke u zgjeruar me brende të reja andaj po zgjeron stafin e punës.
BAJRA N.P.T. Shpall Konkurs:
- Adminstratë dhe Shitje, 1 pozitë – Punë Praktike
Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare
- Njohje e gjuhës angleze,
- Njohuri shumë të mira : Microsoft Office, vecanti Excel
- Përvojë pune
Kë po kërkojmë ne?
Ne jemi duke kërkuar studentë të diplomuar të cilët:
- Janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja.
- Kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit profesional.
- Kanë aftësi që të kuptojnë dhe komunikojnë me klientët tanë.
- Janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët.
- Janë të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
- Janë entuziast për të kontribuar në objektivat tona.
- Janë njohës të gjuhës angelze,
- Janë njohës të pakos së MS Office
Ne ju ofrojmë:
- Mjedis të shkëlqyeshëm pune dhe zhvillim professional,
- Punë të pavarur
- Punë praktike me pagesë,
Asistent depoje, 1 pozitë
Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:
- Minimum shkolla e mesme
- Përvojë pune në depo
- Të ketë aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil atëherë kur kërkohet një gjë e tillë
- Të ketë njohuri të pakos MS Office
- Patentë shofer (kategoria B)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bënë pranimin e mallit dhe bënë gati daljen e mallit nga depo sipas porosive,
- Bënë dërgesa të mallit tek klientët tanë (sipas nevojës),
- Mban evidenca të stokut në periudha të ndryshme kohore
- Bënë regjistrimin e mallërave në llager sa herë që kërkohet një gjë e tillë
- Njohuri e gjuhes angleze / serbo kroate (e deshirueshme)
Agjent i shitjes në teren, 1 pozitë
Kualifikimet e kërkuara dhe kriteret:
- Diplomë universitare
- Përvojë pune ne shitje dhe të ngjajshme
- Të posedojë aftësi të mira shitëse dhe negociuse
- Të ketë aftësi planifikuese dhe të organizimit të punëve
- Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze (e preferueshme)
- Patent Shofer (kategoria B)
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike të pakos MS Office.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Në emër të menaxherit pranon të gjitha kërkesa, propozimet, ofertat, ankesat, ftesat etj, të cilat i analizon, i zbërthen dhe i filtron
- Kordinon punët që ndërlidhen me menaxhmentin e shitjes, menaxherin e produkteve, marketingut dhe stafit tjtër të brendshëm
- Të krijoj rrjet të ri të shitjes
- Të krijoj kontakte të reja
Nëse plotësoni kushtet e lartëpërmendura, dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën:
info@bajra-ks.com
Tel: +38344327000
Ju do të kontaktoheni vetëm nëse CV dhe dokumentet e juaja plotësuese do të përzgjedhen nga ekipi jonë. Afati i aplikimit 10 ditë nga data e publikimit.
