Operator/e Prodhimi (Fabrika e Ujit - Drelaj, Pejë), Faturist/e (Fabrika e Bulmetit - Sigë, Pejë)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Drelaj dhe Sigë - Pejë.
POZITAT E HAPURA
FABRIKA E UJIT – DRELAJ, PEJË
- Operator/e Prodhimi – 3 pozita
FABRIKA E BULMETIT – SIGË, PEJË
- Faturist/e – 1 pozitë
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
Faturist/e:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme. Shkollimi/diplomimi universitar i preferueshëm.
- Të ketë përvojë punë në pozitën e njëjtë ose të ngjashme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
Operator/e prodhimi:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi.
- Kompensim sipas rezultateve të arritura.
- Sigurim shëndetësor vullnetar, 50% të paguar nga kompania.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 21 Shtator 2026, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
