1

Agjent i Shitjes dhe Marketingut (Regjioni i Gjilanit)

Ruaj
ALMA
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

K O N K U R S   P U N E

Kompania “ALMA” SH.P.K., është lider në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, duke ofruar marka të njohura të produkteve ndërkombëtare si: Orbit, Airwaves, Mars, Snickers, Twix, Bounty, M&M’s, Skittles, Akullore, shkrepsat Cricket, si dhe ushqim për kafshë si Pedigree dhe Whiskas. Me fokus në cilësi dhe shërbim efikas, ALMA synon të jetë një partner i besueshëm dhe të plotësojë nevojat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Parimi i menaxhimit të biznesit është integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve.

Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për 1 (një) vend pune. 

  •  Pozita e punës:  Agjent i shitjes dhe marketingut.
  •  Lokacioni i punës: Regjioni i Gjilanit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Krijon dhe menaxhon territorin e shitjes për produktet që i distribuon punëdhënësi; 
  •  Viziton rregullisht blerësit ekzistues;
  •  Identifikon blerës të rinj potencial dhe i informon për produktet; 
  •  I ofron blerësve asortimanin e produkteve;
  •  Siguron që pagesat nga blerësit të bëhen me kohë sipas afateve të caktuara;
  •  Pranon dhe dorëzon porositë e blerësve sipas planit të vizitave ditore;
  •  Bën porositë në deponë qendrore sipas planit të caktuar;
  •  Bashkëpunon ngushtë me mbikëqyrësin për nevojat e shitjes;
  •  Raporton tek mbikëqyrësi rreth nevojave të shitjes dhe progresit;
  • Kujdeset për raftet, pajisjet dhe mbushjen e mallit;
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes;
  • Raporton tek mbikqyrësi rreth nevojave të shitjes;
  • Është përgjegjës për mallin dhe asetet e punës me të cilat ngarkohet;
  • Kryen punë të tjera të përshtatshme me qëllimin e vendit të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Profili:

  •  ketë të mbaruar minimum shkollimin e mesëm;
  •  ketë përvojë pune si agjent i shitjes minimum 1 (një) vit;
  •  ketë aftësi  mira komunikimi dhe organizimi me klientët;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me stafin e punës; 
  • Të posedoj patentë shofer, kategoria B.
  •  ketë njohuri  mira rrethë programeve bazike të kompjuterit (MS Office, Internet), etj.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: butrintkelmendi@alma-m.com.mk

Konkursi do të jetë i hapur nga data 04.09.2026, e deri më 11.09.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet