Te Mramort është kompani e fokusuar në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të drurit, dyerve,mobilieve dhe elementeve të enterierit. Për shkak të nevojës për zgjerimin dhe forcimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të punëtorëve të rinj për sektorët e prodhimit dhe montimit.
Pozitat:
- Mjeshtër Prodhimi – 2 pozita
- Monter – 2 pozita
- Ndihmës në Prodhim dhe Montim – 3 pozita
- Operator CNC – 1 pozitë
Lokacioni: Hajvali, Prishtinë
Orari: Full-time, 08:00–17:00
Afati i aplikimit: Pa afat të caktuar – pozitat do të jenë të hapura deri në plotësimin e vendeve të punës.
Mjeshtër Prodhimi – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizimi i proceseve të prodhimit të mobilieve dhe elementeve të drurit sipas kërkesave dhe specifikave të projektit.
- Përpunimi, montimi dhe përgatitja e elementeve për fazat e mëtejshme të prodhimit.
- Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.
- Kontrollimi i cilësisë dhe saktësisë së punimeve.
- Respektimi i standardeve dhe procedurave të kompanisë.
- Bashkëpunimi i ngushtë me kolegët dhe stafin përgjegjës për realizimin e projekteve.
Kërkesat:
- Përvojë pune në prodhim të mobilieve, dyerve apo punimeve të drurit përbën përparësi.
- Aftësi praktike dhe teknike.
- Përpikëri, përgjegjësi dhe seriozitet në punë.
- Gatishmëri për bashkëpunim dhe punë ekipore.
Monter – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montimi i mobilieve, dyerve dhe elementeve të enterierit sipas projekteve dhe specifikave.
- Përgatitja dhe përshtatja e elementeve për montim.
- Sigurimi që montimi të realizohet me saktësi dhe cilësi.
- Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të nevojshme për montim.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe stafin tjetër gjatë realizimit të projekteve.
- Përkujdesja për materialet dhe pajisjet gjatë punës.
Kërkesat:
- Përvojë paraprake në montim të mobilieve/dyerve është përparësi.
- Aftësi praktike dhe teknike.
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjësi dhe korrektësi.
- Gatishmëri për punë ekipore dhe bashkëpunim me stafin.
Ndihmës në Prodhim dhe Montim – 3 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmë në proceset e prodhimit dhe montimit.
- Përgatitja, bartja dhe sistemimi i materialeve dhe pjesëve të nevojshme për punë.
- Ndihmë për mjeshtrit dhe monterët gjatë realizimit të detyrave.
- Mbajtja e hapësirës dhe mjeteve të punës të organizuara.
- Respektimi i udhëzimeve të personave përgjegjës.
- Bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të ekipit.
Kërkesat:
- Përvoja paraprake është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
- Përgjegjësi dhe vullnet për punë.
- Gatishmëri për punë praktike dhe fizike.
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Operator CNC – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Operimi dhe përdorimi i makinerive CNC në procesin e prodhimit.
- Përgatitja dhe kontrollimi i materialeve para përpunimit.
- Ndjekja e planeve, skicave dhe specifikave teknike të prodhimit.
- Kontrollimi i dimensioneve dhe cilësisë së pjesëve të përpunuara.
- Identifikimi dhe raportimi i problemeve gjatë procesit të prodhimit.
- Mirëmbajtja bazë dhe përdorimi i sigurt i pajisjeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për realizimin e porosive.
Kërkesat:
- Përvojë paraprake në operimin e CNC është përparësi.
- Njohuri bazë të proceseve të përpunimit të drurit dhe materialeve të ngjashme.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar planet/skicat teknike.
- Saktësi dhe përgjegjësi në punë.
- Gatishmëri për bashkëpunim me ekipin dhe stafin.
Të interesuarit mund të aplikojnë:
Përmes emailit: temramort@hotmail.com