1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Patrullë Intervenuese
Numri i vendeve të lira: 15

Kandidati i përzgjedhur për pozitën Patrullë Intervenuese do të jetë përgjegjës për kryerjen e detyrave të patrullimit, monitorimit dhe reagimit ndaj situatave të ndryshme, në përputhje me procedurat dhe standardet e sigurisë së kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryerja e patrullimeve të rregullta dhe inspektimi i objekteve, hapësirave dhe lokacioneve të përcaktuara nga kompania;
  • Monitorimi i gjendjes së sigurisë dhe identifikimi me kohë i parregullsive, rreziqeve apo situatave të pazakonta;
  • Reagimi i shpejtë dhe profesional ndaj incidenteve dhe situatave emergjente, sipas procedurave të përcaktuara;
  • Raportimi i menjëhershëm i çdo incidenti, parregullsie apo situate potencialisht të rrezikshme tek personat përgjegjës;
  • Zbatimi dhe respektimi i rregullave, procedurave dhe protokolleve të sigurisë të përcaktuara nga kompania;
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe strukturat përkatëse për sigurimin e një ambienti të sigurt dhe të kontrolluar;
  • Mbajtja e përgjegjësisë për pajisjet dhe mjetet e punës të përcaktuara nga kompania.

Kriteret për punësim:

  • Patentë shoferi – kategoria B (e detyrueshme);
  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi për të reaguar me qetësi, përgjegjësi dhe profesionalizëm në situata stresuese dhe nën presion;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për punë ekipore dhe bashkëpunim të mirë me kolegët;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në punë;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe për përmbushjen e detyrave sipas orarit

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes emailit: hr@besasecurity.com ose personalisht në zyrat tona apo permes butonit te meposhtem

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 28.09.2026, ora 16:00.

Telefoni kontaktues: 049/481-577, 048/545-025, 049/964-624

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet