Mjeshtër dhe Punëtor për Prodhimin e Dritareve, Dyerve nga Alumini, PVC dhe Xhami (Sllatinë)
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
Mjeshtër dhe Punëtor për Prodhimin e Dritareve, Dyerve nga Alumini, PVC dhe Xhami
M-GLAS SH.P.K. shpall konkurs për pranimin e punëtorëve dhe mjeshtërve në repartin e prodhimit të sistemeve nga Alumini, PVC dhe Xhami.
Pozitat:
- Mjeshtër për përpunimin e Aluminit
- Mjeshtër për përpunimin e PVC-së
- Punëtor në prodhim
- Punëtor për prerjen e xhamit
- Punëtor për montimin e aksesorëve
- Punëtor për prerje dhe përgatitje të profileve
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përpunimi i profileve të aluminit dhe PVC-së sipas dokumentacionit teknik.
- Përdorimi i makinave dhe pajisjeve të prodhimit.
- Montimi i aksesorëve dhe komponentëve.
- Montimi dhe kontrolli i njësive të xhamit (Termopan).
- Kontrolli i cilësisë gjatë gjithë procesit të prodhimit.
- Respektimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë në punë.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit.
Kualifikimet
- Përvojë në prodhimin e aluminit, PVC-së ose xhamit përbën përparësi.
- Njohja e makinerive të prodhimit është avantazh.
- Aftësi për punë ekipore.
- Përgjegjësi dhe disiplinë në punë.
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
Edhe kandidatët pa përvojë mund të aplikojnë, pasi kompania ofron trajnim profesional.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
- Kontratë të rregullt pune.
- Trajnim profesional.
- Mundësi avancimi në karrierë.
- Kushte moderne pune.
- Punë afatgjatë në një kompani në zhvillim.
Vendi i punës
M-GLAS SH.P.K.
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke:
- dërguar CV-në e tyre në email: mglas.rks@gmail.com ,
- kontaktuar në numër telefoni; 044719500, ose
- duke u paraqitur personalisht në kompaninë tonë
Afati i aplikimit: 30 Shtator 2026
Bëhu pjesë e ekipit të M-GLAS SH.P.K.!
