KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
Wintech SHPK shpall konkurs për pranimin e Mjeshtërve dhe Ndihmës Mjeshtërve për sektorët e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC-ja dhe Alumini, përpunimit të xhamit dhe konstruksioneve metalike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prodhimi i dyerve dhe dritareve nga alumini dhe PVC-ja sipas dokumentacionit teknik.
- Operimi me makineritë e prodhimit.
- Montimi i aksesorëve dhe përgatitja e elementeve për procesin e prodhimit.
- Kontrolli i cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
- Respektimi i standardeve të cilësisë dhe rregullave të sigurisë.
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e planit të prodhimit.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe/ose PVC-ja.
- Njohuri në përdorimin e makinerive të prodhimit.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohja e vizatimeve teknike përbën përparësi.
- Për pozitat e Ndihmës Mjeshtrit nuk kërkohet domosdoshmërisht përvojë pune – ofrohet mundësi trajnimi dhe avancimi.
Ne ofrojmë:
- Pagë minimale prej 980 € NETO për punëtorët fillestarë.
- Ushqim dhe transport në kuadër të kompanisë.
- Kontratë të rregullt pune.
- Kushte moderne dhe të sigurta pune.
- Trajnim dhe mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
Vendi i punës: Parku i Biznesit, Drenas
Aplikimi
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në office@wintech-va.com ose të kontaktojnë në +383 49 120 021 për informata shtesë.
Afati i aplikimit: Deri më 20.09.2026
Bëhu pjesë e ekipit të Wintech SHPK!