1
PREMIUM PLUS

Agjent/e i/e Shitjes Fizike, Koordinator/e i/e Porosive dhe Logjistikës, Social Media Manager

Ruaj
Luanda Bunjaku
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
BASHKOHU ME EKIPIN E LUANDA BUNJAKU
 
Luanda Bunjaku është në kërkim të profesionistëve energjikë, të organizuar dhe kreativë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
 
Aktualisht kemi të hapura 3 pozita pune:
 
1. Agjent/e i/e Shitjes Fizike
 
Përshkrimi i pozitës:
Kërkojmë një person komunikues, energjik dhe të orientuar drejt shitjes, i cili do të jetë përgjegjës për pritjen dhe këshillimin e klientëve në showroom, prezantimin e koleksioneve dhe realizimin e shitjeve.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Pritja dhe asistimi profesional i klientëve në showroom.
  • Prezantimi i fustaneve, koleksioneve dhe opsioneve të personalizimit.
  • Kuptimi i kërkesave të klientit dhe rekomandimi i modeleve të përshtatshme.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët para dhe pas shitjes.
  • Ndjekja e klientëve potencialë dhe konvertimi i kërkesave në shitje.
  • Koordinimi me ekipin e prodhimit për porositë me kërkesa specifike.
  • Mbajtja e showroom-it dhe produkteve të prezantuara në standardet e brandit.
  • Raportimi i shitjeve dhe kërkesave të klientëve.
Kualifikimet:
  • Përvojë në shitje, retail ose shërbim ndaj klientit është përparësi.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Qasje profesionale dhe miqësore ndaj klientëve.
  • Interes për industrine e modes.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  • Aftësi për të punuar me objektiva të shitjes.

2. Koordinator/e i/e Porosive dhe Logjistikës
 
Përshkrimi i pozitës:
Kërkojmë një person shumë të organizuar dhe të përgjegjshëm për të menaxhuar procesin e porosive, nga konfirmimi i tyre deri te përgatitja dhe dërgesa te klienti.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Regjistrimi dhe menaxhimi i porosive vendore dhe ndërkombëtare.
  • Koordinimi me ekipin e shitjes dhe prodhimit për afatet e porosive.
  • Kontrollimi i të dhënave të klientit, masave, modeleve dhe specifikave të porosisë.
  • Përgatitja dhe organizimi i dërgesave.
  • Koordinimi me kompanitë postare dhe partnerët logjistikë.
  • Përcjellja e dërgesave deri në dorëzimin te klienti.
  • Komunikimi me klientët lidhur me statusin e porosive dhe dërgesave.
  • Menaxhimi dhe arkivimi i dokumentacionit të porosive.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve që mund të paraqiten gjatë procesit të porosisë apo transportit.
Kualifikimet:
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe porosi njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike.
  • Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme.
  • Përvoja në logjistikë, e-commerce ose menaxhim të porosive është përparësi.
  • Përgjegjësi dhe aftësi për të punuar me afate.

3. Social Media Manager
 
Përshkrimi i pozitës:

Kërkojmë një person kreativ dhe të apasionuar pas modës dhe rrjeteve sociale, i cili do të kujdeset për prezencën digjitale të Luanda Bunjaku dhe krijimin e përmbajtjes që reflekton identitetin e brandit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhimi i përditshëm i Instagram, TikTok dhe platformave të tjera sociale.
  • Planifikimi dhe publikimi i postimeve, Reels, Stories dhe përmbajtjeve të tjera.
  • Krijimi i ideve kreative për video dhe kampanja.
  • Fotografimi dhe realizimi i videove të produkteve dhe proceseve të punës.
  • Përcjellja e trendeve në fashion dhe social media.
  • Koordinimi i bashkëpunimeve me modele, influencerë dhe content creators.
  • Ruajtja e një identiteti vizual dhe komunikimi konsistent të brandit.
  • Analizimi i performancës së përmbajtjes dhe identifikimi i mënyrave për rritjen e reach-it dhe engagement-it.
  • Bashkëpunimi me ekipin për promovimin e koleksioneve, produkteve të reja dhe kampanjave.
Kualifikimet:
  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale ose krijimin e përmbajtjes.
  • Njohuri shumë të mira të Instagram dhe TikTok.
  • Aftësi për të krijuar foto dhe video cilësore me telefon.
  • Kreativitet dhe ndjeshmëri të mirë estetike.
  • Interes dhe njohuri rreth modës dhe trendeve aktuale.
  • Njohuri të programeve si Canva, CapCut, Adobe ose platformave të ngjashme është përparësi.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Çfarë ofrojmë?
  • Ambient pune kreativ dhe dinamik në industrinë e modës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.
  • Trajnime dhe mbështetje nga ekipi.
  • Mundësi për të punuar në projekte, koleksione dhe kampanja ndërkombëtare.
  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe pozitës.
  • Bonuse të bazuara në performancë për pozitat relevante.
Aplikimi
 
Nëse mendoni se njëra nga këto pozita ju përshtatet, ju ftojmë të aplikoni duke na dërguar:
CV-në tuaj ne luanda.bunjaku@luandabunjaku.com ose ne viber/whatsap +38348214111, pozitën për të cilën aplikoni dhe, për pozitën Social Media Manager, portfolio ose shembuj të punëve të mëparshme.
 
Në subjekt/aplikim ju lutemi specifikoni:
“Aplikim – [Emri i pozitës]”
Lokacioni: Prishtinë
 
Bëhu pjesë e ekipit Luanda Bunjaku dhe rritu së bashku me një brand të modës me prezencë ndërkombëtare.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet