1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Sales Specialist

Shkolla Digjitale është kompani private e fokusuar në trajnimin dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 8–18 vjeç në fushën e teknologjisë dhe programimit. Me moton “Improvise. CODE. Overcome.”, vizioni ynë është t’i pajisim gjeneratat e reja me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një botë ku aftësitë digjitale janë pjesë e pandashme e pothuajse çdo profesioni.

Si pjesë e procesit të zgjerimit të ekipit, jemi në kërkim të një Sales Specialist energjik, komunikativ dhe të orientuar drejt rezultateve. Personi në këtë pozitë do të jetë përgjegjës për komunikimin me kontaktet ekzistuese përmes CRM-it, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe sigurimin e regjistrimeve të reja për kurset tona digjitale.

Pozita

Sales Specialist

Lokacioni: Shkolla Digjitale, Prishtinë

Lloji i punës: Full-time

Orari: E hënë – E premte, 10:00–18:00

Përgjegjësitë kryesore

  • Realizimi i thirrjeve telefonike me kontaktet ekzistuese nga CRM-i;
  • Prezantimi profesional i programeve dhe planeve të Shkollës Digjitale;
  • Këshillimi i prindërve dhe nxënësve për kurset më të përshtatshme;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
  • Sigurimi i regjistrimeve të reja dhe mbyllja e marrëveshjeve;
  • Përditësimi i të dhënave dhe raportimi i rezultateve në CRM;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e marketingut dhe akademisë.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bindëse;
  • Përvojë në shitje (përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme);
  • Aftësi për të punuar me objektiva dhe targete;
  • Njohuri bazike në përdorimin e CRM-ve dhe mjeteve digjitale;
  • Motivim të lartë, vetë-organizim dhe ndjenjë të përgjegjësisë;
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Çfarë ofrojmë?

  • Ambient modern, dinamik dhe plot energji, ku puna bëhet me qejf dhe sukseset festohen së bashku;
  • Ekip mbështetës dhe motivues që të ndihmon të rritesh profesionalisht çdo ditë;
  • Trajnim të plotë dhe praktik për programet e shkollës dhe procesin e shitjes
  • Sigurim shëndetësor
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë në një industri në rritje;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një misioni me ndikim real, duke ndihmuar gjeneratat e reja të përgatiten për botën digjitale;
  • Ambient social dhe frymëzues, me hapësira për relaks dhe argëtim

Nëse e sheh veten si pjesë të një ekipi dinamik dhe dëshiron të ndërtosh karrierë në fushën e shitjes dhe edukimit digjital, apliko dhe bëhu pjesë e Shkollës Digjitale!

Presim me kënaqësi aplikimin tënd! Afati për aplikim: 09.09.2026

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet