Lenti në Kosovë operon prej vitit 2001 dhe prej më shumë se dy dekadash është bërë një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Me një traditë të gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një përzgjedhje të larmishme për të gjitha grupmoshat, Lenti ka fituar besimin e klientëve falë seriozitetit, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet bashkëkohore. Përkushtimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit e bën këtë butik një pikë referimi të rëndësishme në skenën e shitjes me pakicë në Kosovë.
LENTI, FUSHË KOSOVË
KONKURS PUNE
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Raporton tek: Menaxheri i Departamentit / Mbikëqyrësi/ja i/e të shitjes Online
Qëllimi i pozitës
Qëllimi i pozitës
Zyrtari/ja për Administrimin e Rrjeteve Sociale dhe Shitjen Online është përgjegjës/e për administrimin e përditshëm të profileve zyrtare të biznesit në Instagram dhe Facebook, komunikimin me klientët, prezantimin dhe promovimin e produkteve, pranimin dhe përcjelljen e porosive online dhe mbështetjen e zhvillimit gradual të shitjes online të kompanisë.
Qëllimi kryesor i pozitës është që Instagrami dhe Facebook-u të shërbejnë jo vetëm si kanale promovimi, por edhe si kanale aktive të komunikimit, prezantimit të produkteve dhe realizimit të shitjeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës për: Administrimi i Instagramit dhe Facebook-ut dhe rrjeteve tjera sociale, përgatitjen dhe publikimin e përmbajtjes, komunikimi me klientët, pranimin e porosive, evidentimin dhe përcjelljen e porosive, koordinimin me dyqanin dhe depon, promovimin aktiv tw shitjeve, kujdesin për saktësinë e informatave, menaxhimin e komenteve dhe reputacionit online, reklamat dhe promovimet me pagesë, monitorimin e rezultateve dhe raportimi në baza të rregullta.
Kualifikimet e kërkuara
Kandidatët duhet të kenë:
Mënyra e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme
Kandidatët e interesuar përmes lentir2021@gmail.com, ose në mënyrë fizike në adresën rruga Lidhja e Pejes 368 Fushe Kosove duhet të dorëzojnë:
Afati i aplikimit: Afati për aplikim është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.