1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxher/e i/e Produkteve Mjekësore

Solution D Medical operon në distribuimin e produkteve të avancuara mjekësore në Kosovë dhe bashkëpunon me brende ndërkombëtare të njohura, përfshirë Terumo Corporation.

Po kërkojmë një person të motivuar, komunikues, këmbëngulës dhe të përgjegjshëm për pozitën Menaxher/e i/e Produkteve Mjekësore.

Kërkojmë dikë që dëshiron një angazhim të qëndrueshëm, që ndërton marrëdhënie profesionale me klientët dhe që e sheh këtë pozitë si mundësi për zhvillim afatgjatë.

Pozita kombinon punën në terren, prezantimin e produkteve, komunikimin me profesionistë shëndetësorë dhe zhvillimin e shitjes. Përvoja në sektorin mjekësor është përparësi, por nuk është kusht. Mirëpresim edhe kandidatë me përvojë në fusha të tjera të shitjes dhe marrëdhënieve me klientë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve të kompanisë
  • Vizitat dhe komunikimi i rregullt me klientët
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata profesionale
  • Identifikimi i klientëve dhe mundësive të reja për shitje
  • Përgatitja dhe përcjellja e ofertave
  • Koordinimi me ekipin për porositë, stokun dhe furnizimin
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në prezantime, trajnime dhe aktivitete profesionale
  • Monitorimi i tregut, çmimeve dhe konkurrencës
  • Raportimi i rregullt mbi vizitat, aktivitetet dhe rezultatet

Profili që kërkojmë

  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi
  • Këmbëngulje dhe aftësi për të krijuar besim
  • Qasje profesionale, etike dhe e përgjegjshme ndaj punës
  • Aftësi organizative dhe gatishmëri për të mësuar
  • Përvojë në shitje, marrëdhënie me klientë ose zhvillim të biznesit
  • Gatishmëri për punë në terren dhe vizita të rregullta te klientët
  • Patentë shoferi është kriter i domosdoshëm
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme

Përvoja ose shkollimi në fushën mjekësore, farmaceutike apo teknike është përparësi, por nuk është kusht. Rëndësi më të madhe kanë karakteri, komunikimi, përgjegjësia, etika profesionale dhe dëshira për të ndërtuar një karrierë afatgjatë.

Çka ofrojmë

  • Punë të qëndrueshme dhe mundësi për angazhim afatgjatë
  • Trajnim dhe mbështetje për njohjen e produkteve
  • Punë me produkte mjekësore dhe brende ndërkombëtare
  • Kontakt të drejtpërdrejtë me klientë dhe profesionistë shëndetësorë
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim
  • Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues

Detajet e konkursit

Lokacioni: Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 11 Shtator 2026 ora 23:59

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin dhe bashkëngjitni CV-në tuaj.

Aplikimi: LINK

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet