1

Menaxher i Shitjes (HoReCa), Supervizor të Merchandiserëve (Key Account)

Ruaj
AGNA Kosova
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I HAPUR: MENAXHER SHITJESH (Ho.Re.Ca.)

AGNA Kosova 

AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group, lider në sektorin FMCG në Shqipëri dhe në rajon kërkon të plotësojë ekipin e saj të Departamentit Pije me një Menaxher Shitjesh të dedikuar për kanalin Ho.Re.Ca. Kërkojmë një profesionist energjik, të orientuar drejt rezultateve, me aftësi të spikatura drejtuese dhe vision strategjik për zhvillimin e këtij kanali specifik. Ky pozicion përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e një kompanie me kulturë profesionale dhe standarde të larta pune. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe koordinon aktivitetet e skuadrës së shitjes në kanalin Ho.Re.Ca., me synim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë.
  • Përgjegjës për planifikimin, organizimin, drejtimin dhe motivimin e forcës së shitjes të dedikuar për klientët Ho.Re.Ca.
  • Implementon strategji dhe projekte specifike për zhvillimin e portofolit Ho.Re.Ca., në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Monitoron dhe raporton performancën e shitjeve sipas standardeve të kompanisë.
  • Siguron përfaqësim të denjë të brandeve dhe aseteve të kompanisë në pikat e shitjes Ho.Re.Ca.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët, furnitorët dhe partnerët kryesorë të tregut Ho.Re.Ca.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare (Diploma ne fushat e Ekonomisë, Menaxhimit apo fusha të ngjashme, do të përbente avantazh).
  • Minimumi 5 vjet përvojë në shitje, prej të cilave të paktën 2 vjet në rol drejtues.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, drejtuese, komunikuese dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me klientë.
  • Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: hr@agnakosova.com

Afati i fundit për aplikim: 02.09.2026


POZICION I HAPUR: SUPERVIZOR I MERCHANDISERËVE (Key Account)

AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group, kërkon të plotësojë ekipin e saj me një Supervizor të Merchandiserëve për kanalin Key Account. Ky pozicion garanton ekzekutimin e standardeve të ekspozimit dhe të vizibilitetit të produkteve në pikat e shitjes, duke kontribuar drejtpërdrejt në performancën e brandeve tona.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyr dhe koordinon punën e ekipit të merchandiserëve në pikat e shitjes së klientëve Key Account.
  • Siguron zbatimin e standardeve të ekspozimit, vizibilitetit dhe planogrameve për brandet e kompanisë.
  • Monitoron disponueshmërinë e produkteve në raft dhe koordinon rifurnizimin në kohë me ekipet përkatëse.
  • Trajnon, orienton dhe vlerëson performancën e merchandiserëve në terren.
  • Mban marrëdhënie të mira pune me përgjegjësit e pikave të shitjes dhe ekipet e shitjes për ekzekutim efektiv.
  • Analizon të dhënat e ekzekutimit (vizibiliteti, disponueshmëria e stokut) dhe raporton rezultatet tek eprorët.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Arsim i lartë.
  • Të paktën 2–3 vjet përvojë si drejtues ekipi në merchandising ose shitje.
  • Njohuri të mira mbi standardet e ekspozimit dhe të planogrameve.
  • Aftësi të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
  • Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: hr@agnakosova.com

Afati i fundit për aplikim: 02.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet