1
PREMIUM PLUS

Koordinator/e i/e Blerjeve (Import)

Ruaj
Argo Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania: Argo Group

Lokacioni: Magj. Prishtinë-Shkup, KM7, Llapnasellë, Graçanicë

  • Pozita e punës: Koordinator/e i/e Blerjeve (Import)

Rreth kompanisë

Argo Group është një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e shitjes dhe distribuimit të pijeve alokoolike dhe joalkoolike, duke përfaqësuar disa nga brendet më të njohura në treg. Me mbi 30 vite përvojë dhe një ekip profesionistësh, kompania vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të shpërndarjes dhe të investojë në zhvillimin profesional të stafit.

Përshkrimi i vendit të punës dhe detyrat

Argo Group është në kërkim të një Koordinatori/e Blerjesh (import), i/e cili/a:

  • Planifikon dhe realizon blerjet sipas nevojave të kompanisë, në koordinim me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin
  • Bashkpunon ngushtë me departamentin e logjistikës
  • Planifikon, koordinon dhe kryen porositë në bazë te performancës historike të produkteve dhe planeve të shitjes
  • Ndjek njoftimet për produkte të reja nga furnitoret dhe shperndan informacionin përkatës në departamentet e brendshme
  • Monitoron nivelin e stokut dhe identifikon në mënyrë proaktive rrezikun e mungesave ose mbingarkesës me stok
  • Ndjek porositë dhe furnizimet nga momenti i porosisë deri në pranimin e mallit

Kualifikimet e kërkuara 

  • Pervojë pune në blerje, import, planifikim të stokut ose logjistikë së paku 1 vit
  • Njohuri të shkelqyera të gjuhës angleze 
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe të komunikimit 
  • Njohuri të mira të MS Office/Excel

Çka ofrojmë

  • Kontratë të rregullt pune
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar nga korporata
  • Orari i punës 08:00 – 16:00
  • Ditën e premte 08:00 - 13:00

Aplikimi

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura të aplikojnë duke dërguar CV në: shitja@argogroup-ks.com dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 06.09.2026

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet