1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Akademia e Fëmijëve “LAPSI”

Akademia e Fëmijëve “LAPSI” shpall konkurs për vende të lira pune:

Pozitat e hapura:

  • 1 Edukatore për grupmoshën 3–6 vjeç
  • 1 Kuzhiniere

Kualifikimet e kërkuara për grupmoshën 3–6 vjeç:

  • Fakulteti i Edukimit – program katërvjeçar i nivelit bachelor për edukimin parashkollor
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë
  • Fakulteti i Edukimit – Pedagogji e përgjithshme
  • Fakulteti Filozofik – dega e Pedagogjisë së përgjithshme

Kualifikime shtesë (avantazh):

  • Përvojë pune me fëmijë
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë
  • Kreativitet dhe përkushtim në punë

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara për kuzhiniere:

  • Përvojë pune në përgatitjen e ushqimit; përvoja në institucione parashkollore përbën përparësi
  • Njohuri të mira për higjienën, sigurinë dhe ruajtjen e ushqimit
  • Aftësi për përgatitjen e ushqimeve të përshtatshme për fëmijë
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë
  • Aftësi për punë në ekip dhe organizim të mirë të detyrave

Çfarë ofrojmë ne:

  • Ambient pune të ngrohtë dhe profesional për fëmijët dhe stafin
  • Kontratë të rregullt pune
  • Pushime sipas legjislacionit në fuqi
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mbështetje dhe bashkëpunim në ekip
  • Kushte të mira pune
  • Materiale dhe mjete didaktike të nevojshme për punë

Dokumentet e nevojshme:

  • CV (biografi)
  • Kopje e diplomës (e noterizuar) – për pozitën e edukatores
  • Dëshmi për përvojë pune (nëse ka)
  • Certifikata të trajnimeve relevante (nëse ka)
  • Vërtetim që nuk jeni nën hetime

Dokumentet duhet të dërgohen në e-mail adresën: akademialapsi@gmail.com

Afati i aplikimit: 20.08.2026 – 20.09.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet