1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita                              Menaxher/ Menaxher i Linjës për Marrëdhënie me Korporatë
Lokacioni                        Dega Ferizaj
Data e Hapjes                18.08.2026
Data e Mbylljes              30.08.2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për bërjen e biznesit Korporatë, duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare.  
  • Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit Korporatë për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.  
  • Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.  
  • Analizon potencialin biznesor për segmentin Korporatë në regjionin në të cilin operon duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë. 
  • Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin Korporatë në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.  
  • Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin Korporatë, si dhe zgjërimin e bashkpunimit me klientët ekzistues.  
  • Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin Korporatë në regjionin ku vepron Dega.  
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës. 
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në  Komitetin e Kredisë.  
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta. 
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.  
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Korporatë në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.  

Kualifikimet:  

  • Diplomë Baçellor ose absolvent në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, dhe të tjerë të cilat  ndërlidhen me këtë fushë,  
  • Për poziten Menaxher duhet të ketë përvojë pune së paku shtatë vite si analist kreditor për  Segmentin Korporatë. Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë së paku pesë vite përjotë si analist  kreditor për Segmentin Korporatë,  
  • Njohuri të mira në analiza financiare,  
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,  
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,  
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.  

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al   gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes  telefonit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet