Action for Mothers and Children shënon 10-vjetorin e “Let’s Dance” me muzikë, festë dhe një kauzë që na bashkon
Këtë shtator, Action for Mothers and Children (AMC) do të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj, edicionin e 10-të të “Let’s Dance”, galasë vjetore për mbledhjen e fondeve, e cila ndër vite ka bashkuar miq, mbështetës dhe dashamirës të kauzës së AMC-së në një mbrëmje me muzikë, argëtim dhe solidaritet.
“Let’s Dance” është më shumë se një mbrëmje festive. Përmes këtij eventi, AMC mbledh fonde për të mbështetur punën e saj në shpëtimin e jetës së foshnjave dhe në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Për dhjetë vite, ‘Let’s Dance’ ka ndihmuar në krijimin e një kulture të filantropisë dhe angazhimit të komunitetit për një kauzë të përbashkët, duke e bërë secilin që ka marrë pjesë pjesë të ndryshimit për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Për ta bërë këtë përvjetor edhe më të veçantë, në skenën e “Let’s Dance” rikthehet String String, i cili do të jetë performuesi kryesor i mbrëmjes. Me repertorin e tij të larmishëm dhe performancat plot energji, grupi do të kujdeset që kjo të jetë një mbrëmje për t’u shijuar dhe mbajtur mend. Mbrëmja do të sjellë gjithashtu edhe performanca dhe surpriza të tjera për të pranishmit.
“Edicioni i 10-të i ‘Let’s Dance’ është një moment shumë i veçantë për të gjithë ne në Action for Mothers and Children,” tha drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri
Spahija. “Për dhjetë vjet, kjo mbrëmje na ka bashkuar rreth diçkaje që është shumë më e madhe se vetë eventi, besimit se çdo nënë dhe çdo fëmijë meriton kujdes shëndetësor cilësor. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për secilin person që ka qenë pjesë e ‘Let’s Dance’, që ka kërcyer me ne, na ka mbështetur dhe ka kontribuar që energjia dhe bujaria e këtyre mbrëmjeve të shndërrohen në ndryshime konkrete për nënat dhe fëmijët.”
AMC ju fton t’i bashkoheni “Let’s Dance 10” dhe së bashku të festojmë këtë përvjetor të veçantë, duke mbështetur një kauzë që ka rëndësi për të gjithë ne.
Data: 30 shtator
Ora: 19:30
Lokacioni: AMC Hall
Biletat: €25 secila | 5 bileta: €110 | 10 bileta: €200
Bleni biletat: bit.ly/LetsDance10
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informata, vizitoni AMCHealth.org.
FOR IMMEDIATE RELEASE August 17, 2026
Contact: Gentiana Ahmeti
gentiana.ahmeti@amchealth.org
Action for Mothers and Children to Celebrate 10th Edition of Let’s Dance with Music and a Mission That Matters
Action for Mothers and Children (AMC) will mark a special milestone this September with the 10th edition of its annual fundraising gala Let’s Dance, an evening of music, entertainment and giving back.
Let’s Dance raises essential funds for AMC’s work to save infant lives and improve the health and well-being of mothers and children throughout Kosovo.
For ten years, Let’s Dance has helped build a culture of philanthropy and community engagement around a shared cause, making everyone who has taken part part of the change for mothers and children in Kosovo.
For this year’s anniversary edition, AMC is proud to welcome String String back to the stage as the evening’s headliner. The band is known for its wide-ranging repertoire and lively performances. The evening will also feature additional entertainment.
“Reaching the 10th edition of Let’s Dance is incredibly meaningful for all of us at Action for Mothers and Children,” said AMC Executive Director Rina Demiri Spahija. “For a decade, this event has brought people together not only to celebrate, but to support a
shared belief that every mother and every child deserves access to good healthcare. We are deeply grateful to everyone who has danced with us, supported us and helped turn these evenings into real impact.”
AMC invites the public to join Let’s Dance 10 and be part of this special anniversary celebration for a meaningful cause.
Date: September 30
Time: 19:30
Location: AMC Hall
Tickets: €25 each | Five tickets: €110 | 10 tickets: €200
Purchase tickets: bit.ly/LetsDance10
Action for Mothers and Children (AMC) is a nonprofit dedicated to improving the health and well-being of mothers, infants and children in Kosovo. We do this through advocacy, education, research and fundraising that bring vital healthcare programs to families nationwide. For more information, please visit AMCHealth.org.