1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNË – PUNËTOR NË DEPO

Devolli Group Shpk shpall konkurs për pozitën:

  • Punëtor në Depo

📍 Lokacioni: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo;
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve dhe materialeve;
  • Përgatitja e porosive sipas kërkesave dhe dokumentacionit përkatës;
  • Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së produkteve gjatë pranimit dhe daljes nga depoja;
  • Vendosja dhe ruajtja e produkteve në lokacionet përkatëse;
  • Mbajtja e rregullit dhe pastërtisë në hapësirat e depos;
  • Pjesëmarrja në inventarizime dhe kontrolle të stokut;
  • Respektimi i procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës;
  • Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Përvojë pune në depo është përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
  • Aftësi fizike për kryerjen e detyrave të punës në depo;
  • Gatishmëri për punë me orar të ndryshueshëm, sipas nevojës së organizimit të punës.

Aplikimi:

CV-ja duhet të dërgohet në: hr@devolligroup.com ose permes butonit te meposhtem
Afati i fundit për aplikim: 26.08.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet