KONKURS PUNE
DSG HOLDING LLC, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe ekipit të shitjes ne sektorin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, shpall konkurs për pozitën:
- KOMERCIALIST – Gjilan, Ferizaj, Kamenice, Elez Han,
Kërkojmë persona dinamikë, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, të gatshëm për t'u zhvilluar dhe për të kontribuar në rritjen e kompanisë.
Përgjegjësitë:
- Vizita dhe komunikimi i rregullt me klientët;
- Prezantimi dhe shitja e produkteve;
- Zhvillimi i klientëve ekzistues dhe gjetja e klientëve të rinj;
- Arritja e objektivave mujore të shitjes;
- Kujdesi për ekspozimin dhe prezencën e produkteve në pikat e shitjes;
- Raportimi i rregullt i aktiviteteve dhe rezultateve.
Kërkesat:
- Së paku shkollë e mesme;
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
- Përvojë në shitje/distribuim ne FMCG, PIJE, konsiderohet përparësi;
- Gatishmëri për punë në terren dhe në ekip;
- Patentë shoferi – Kategoria B.
Çfarë ofrojmë:
- Sistem motivues të bonuseve bazuar në performancë dhe realizimin e objektivave;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë;
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi;
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Mundësi për të qenë pjesë e zhvillimit dhe zgjerimit të kompanisë dhe brendeve të saj.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: info@dsgholding-ks.com
Subjekti: Aplikim – Komercialist
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.