1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PATRON DANTEL 

KONKURS PUNE – 2 SHITESE 

Patron Dantel, kompani e specializuar në shitjen e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për modë, për zgjerimin e ekipit të saj shpall konkurs për: 

Pozita: Shitëse – 2 vende të lira Vendi i punës: Prishtinë 

Kërkojmë persona të motivuar, komunikues dhe të përgjegjshëm, të cilët kanë dëshirë të punojnë në një ambient profesional dhe të jenë pjesë e zhvillimit të mëtejshëm të Patron Dantel. 

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT 

  • Shitja dhe prezantimi i materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për klientë. 
  • Këshillimi i klientëve në përzgjedhjen e materialeve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre. 
  • Ndihma për klientët në kombinimin e materialeve, ngjyrave dhe modeleve. 
  • Informimi i klientëve rreth karakteristikave dhe përdorimit të produkteve. 
  • Kujdesi ndaj klientit dhe krijimi i një përvoje të mirë gjatë blerjes. 
  • Sistemimi, mirëmbajtja dhe ekspozimi i produkteve në showroom. 
  • Përkujdesja që produktet të jenë të rregulluara dhe të gatshme për prezantim. 
  • Kontrolli dhe organizimi i stokut në sektorin përkatës. 
  • Raportimi i mungesave apo parregullsive te përgjegjësi. 
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e objektivave të shitjes. 

KUALIFIKIMET 

  • Përvojë e mëparshme në shitje – përparësi. 
  • Njohuri mbi materialet tekstile, dantellat dhe aksesorët – përparësi. 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe sjellje profesionale. 
  • Aftësi për të kuptuar dhe përmbushur nevojat e klientëve. 
  • Aftësi organizimi dhe përgjegjësi në punë. 
  • Gatishmëri për të punuar në ekip. 
  • Energji, pozitivitet dhe iniciativë. 
  • Aftësi për të punuar në situata me ngarkesë. 
  • Njohja e gjuhës angleze – përparësi. 

ÇFARË OFRON PATRON DANTEL? 

  • Pagë bazë: 600 € 
  • Bonuse dhe komisione shtesë sipas performancës në shitje 
  • Ambient të rregullt dhe profesional të punës 
  • Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes 
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional 
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi 
  • Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi në zhvillim 

SI TË APLIKONI? 

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në: patrondantel@gmail.com 

049 747 088 

Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. 

PATRON DANTEL 

Materiale • Dantella • Aksesorë për Modë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet