1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune – FeKs Pharma

FeKs Pharma, çdo produkt është më shumë se një emër – është një premtim për shëndet më të mirë. Ne besojmë se kujdesi fillon me njerëzit që e japin energjinë, idetë dhe pasionin e tyre çdo ditë. Po kërkojmë profesionistë që duan të jenë pjesë e një historie ku dashuria për jetën dhe inovacioni bashkohen për të sjellë ndryshim të prekshëm.

Pozitat e Hapura

  • Përfaqësues Mjekësor
  • Agjent Shitjesh

Kriteret për Përfaqësues Mjekësor

  • Diplomë bachelor në: Farmaci, Mjekësi, Stomatologji, Ekonomi.
  • Njohuri mbi produktet farmaceutike.
  • Njohuri bazike për promovim dhe marketing farmaceutik.
  • Aftësi të larta komunikuese, vetë-iniciativë, motivim dhe punë ekipore.
  • Përvoja në kompani farmaceutike është përparësi.
  • Patentë shoferi – e domosdoshme.

Kriteret për Agjent Shitjesh

  • Diplomë bachelor në Ekonomi ose fusha të tjera relevante me shitje dhe marketing.
  • Studentët në përfundim të studimeve mund të aplikojnë gjithashtu.
  • Njohuri mbi teknikat e shitjes dhe distribuimit.
  • Eksperienca në shitje dhe promovim është përparësi.
  • Njohuri mbi praktikat e mira të storimit dhe distribuimit farmaceutik.
  • Eksperienca në kompani farmaceutike lokale është përparësi.
  • Patentë shoferi – e domosdoshme.

Pse të zgjedhësh FeKs Pharma?

  • Karrierë që rritet me ty – mundësi për të mësuar, avancuar dhe ndërtuar rrugën tënde profesionale.
  • Ekip që të mbështet – bashkëpunim i sinqertë, respekt dhe hapësirë për kreativitet.
  • Punë me kuptim – çdo ditë kontribuon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.
  • Mjedis inovativ – idetë e reja shndërrohen në projekte konkrete

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në me foto dhe dokumentet që vërtetojnë kualifikimet tuaja në: info@fekspharma.com 049 188 300

Në subjekt të email-it, specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. 

Vetëm aplikimet e kompletuara do të shqyrtohen. 

Kandidatët që i plotësojnë kriteret do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Afati i fundit: 10.09.2026, ora 16:00

Ndërto me ne një të ardhme ku shëndeti është prioritet.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet