1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS  

 KOORDINATOR/E I/E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT ZYRA QENDRORE 

PËRGJEGJËSITË: 

  • Koordinon dhe mbështet zbatimin e strategjive dhe planeve operative për zhvillimin e segmentit  të biznesit në të gjitha degët e FINCA Kosovë. 
  • Bashkëpunon ngushtë me Zyrtarët për Zhvillim Biznesi (BDO), Zyrtarët për Shërbime me Klientë  (CSO) dhe menaxherët e degëve për të siguruar zhvillimin efektiv të biznesit. 
  • Identifikon nevojat për trajnime dhe organizon programe zhvillimi për stafin relevant.
  • Propozon iniciativa dhe inovacione për përmirësimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve  financiare. 
  • Propozon përditësime të procedurave dhe udhëzuesve që lidhen me produktin e biznesit
  • Analizon performancën e biznesit dhe përpilon raporte periodike për menaxhmentin dhe stafin  relevan 
  • Viziton degët në baza të rregullta për të ofruar mbështetje në zhvillimin e biznesit, promovim, analizë  financiare dhe komunikim me klientët. 
  • Realizon hulumtime tregu dhe analiza të portofolit për identifikimin e mundësive të reja të rritjes
  • Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie profesionale me biznese dhe partnerë potencialë në të gjitha  rajonet e Kosovës. 
  • Përgatit propozime për kampanja, zhvillim produktesh dhe iniciativa të reja biznesore.
  • Merr iniciativa për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të punës dhe  performancës së biznesit. 
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit. 

KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë universitare ose Master në Biznes, Agro Biznes, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme Njohuri të mira të tregut, analizës financiare dhe zhvillimit të biznesit. 
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel dhe Outlook).
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze, si në të shkruar ashtu  edhe në të folur;  
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe të zgjidhjes së problemeve; 
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office; 
  • Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.orgAplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të  barabartë. Afati i aplikimit deri me 21.08.2026. 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve mikrofinanciare  dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe  komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat  personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet