1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

GUSTO shpall konkurs për keto pozita sipas njësive të mëposhtme:


GUSTO, Prishtina Mall   GUSTO, Sheshi “Zahir Pajaziti”   GUSTO, “The Village” Ferizaj
Kamarier/e  5 vende pune           Kamarier/e  2 vende pune                        Barist/e 1 vend pune 
Barist/e  - 2 vende pune               Shankist/e 2 vende pune                      Shankist/e 2 vende pune                      


 GUSTO, Rruga B                      GUSTO, Mitrovice Shesh             GUSTO, “Gjakova Park” 
Shankist/e 2 vende pune                Menaxher/e 1 vend pune                     Kamarier/e 1 vend pune                     
  Barist/e 1 vend pune                     Kamarier/e 1 vend pune                       Shankist/e 1 vend pune                     Kamarier/e 1 vend pune                 Shankist/e 1 vend pune                       Pergjegjes/e Nderrimi 1 vend pune
                                                            Barist/e 1 vend pune                     

GUSTO, Gjilan                                                                    BONNARD Factory – Çagllavicë                                        Barist/e 1 vend pune                                                              Menaxher Operacional  2 vende pune                     
Kamarier/e 1 vend pune                                                         Ndihmes Pastiçer/e 1 vend pune           
                                                                                                    Mjeshtër i Akullorës 1 vend pune           

Menaxher/e
Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Planifikimi dhe organizimi i të gjitha proceseve operative, përfshirë orarin e punës së stafit, menunë dhe porositjet e furnizimit.
  • Sigurimi që klientët të kenë përvojë të shkëlqyer dhe shërbim profesional.
  • Mbikëqyrja e buxhetit ditor/mujor, kontrolli i kostove dhe raportimi financiar.
  • Monitorimi i cilësisë së ushqimit/shërbimit në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Trajnimi, motivimi dhe vlerësimi i stafit, përfshirë ndarjen e detyrave dhe zgjidhjen e situatave konfliktuale në ekip.
  • Kontrolli i pastërtisë dhe standardeve të higjienës sipas rregullave HACCP.
  • Bashkëpunimi me furnitorët, negociimi i çmimeve dhe sigurimi i stokut optimal.
  • Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe gjetja e zgjidhjeve efikase.
  • Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe rregulloreve ligjore.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike për menaxhmentin.

E preferueshme :

Integritet i lartë profesional dhe përgjegjësi e lartë në punë.

  • Aftësi të forta organizative, udhëheqëse dhe komunikimi.
  • Qasje pozitive, motivuese dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta.
  • Përvojë pune minimum 3 vite në sektorin e gastronomisë.
  • Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit dhe raportimit (Excel, dokumente financiare).
  • Fleksibilitet për punë në orar të zgjatur sipas nevojës së biznesit.

     


  • Përgjegjës/e Ndërrimi

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Kontrollimi dhe vlersimi i dyqanit në tërsi ,nese është gjithqka në rregull për të filluar orari i
    punës;
  • Kujdeset per nivelin e pastertis në tërsi, ndihmon në procesin e porosive të mallit;
  • Ndihmon në procesin e pergaditjev të porosive të cilat pergaditen ne shank ,dhe kontrollon ato
    nese jan ne përputhshmeri me rregulloren e Kompanis.
  • Kontrollon qdo porosi të shtypet me kupon fiskal .
  • Kujdeset per kontrollimin e stokut të njesisë punuse dhe barazon atë në qdo fundë muaj .
  • Organizon ndërrimin me stafin ,që puna të zhvillohet me efikasitet .
  • Kontrollon afatin e produktev ,dhe siguron qe ato të servohen ne baze të menus së Kompanis .
  • Kujdeset për mikpritjen e klientve dhe përcjell sjelljet e stafit ,nese është duke u zhvilluar
    gjithqka në baze të Rregullores së Kompanis.

E preferueshme :

  • Të ketë përvojë pune në sektorin e gastronomisë (minimum 1–2 vite është përparësi).
  • Aftësi për të udhëhequr ekipin, për të motivuar dhe për të ndarë detyrat në mënyrë efikase.
  • Aftësi të mira komunikimi me stafin dhe klientët.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
  • Pergjegjësi të lartë dhe qasje profesionale në punë.
  • Fleksibilitet për punë me orare .
  • Njohuri bazike të arkës dhe procedurave të pagesave.
  • Aftësi për të mbajtur standardet e higjienës dhe të shërbimit gjatë gjithë ndërrimit.

Barist/e

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Përgatitja e espresso-s dhe kafesë  sipas standardeve.
  • Përgatitja e pijeve të tjera si cappuccino, latte, macchiato, dhe pije të ndryshme sipas menys tone.
  • Përgatitja e qumështit të vaporizuar për pije të tilla si cappuccino dhe latte.
  • Menaxhimi i inventarit të materialeve si  kafeje, gota, pjatë, dhe pajisje të tjera te jene te pasterta .
  • Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
  • Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
  • Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
  • Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
  • Krijimi dhe ndryshimi i menysë së pijeve sipas trendeve dhe preferencave të klientëve.

E preferueshme :

  • Njohuri bazike ose interes për artin e kafesë, përgatitjen e pijeve të ngrohta dhe të ftohta.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje pozitive ndaj klientëve.
  • Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi dhe në ambiente të ngarkuara.
  • Fleksibilitet për punë në ndërrime dhe gatishmëri për t’u trajnuar në standardet e kompanisë.
  • Aftësi për mirëmbajtjen e makinës së kafesë dhe higjienës së shankut.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët kur është e nevojshme.
  • Kujdes në paraqitje, pastërti dhe profesionalizëm në çdo situatë.

Shankist/e

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Krijimi dhe përgatitja e produktev unike ne baze te menus së kompanis,dhe të personalizuara sipas preferencave të klientëve.
  • Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
  • Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e pijeve dhe embelsirav në përshkrimin e karakteristikave të tyre.
  • Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
  • Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
  • Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
  • Kontrollimi i afatiti te embelsirav dhe produktvev tjer si pije ,pemë, brumra

E preferueshme :

  • Përvojë paraprake në shank ose në pozita të ngjashme (e preferueshme).
  • Aftësi për të punuar me makina profesionale të shankut.
  • Njohje të rregullave të higjienës dhe mirëmbajtjes së pastërtisë.
  • Shpejtësi dhe efikasitet në periudhat me fluks të madh.

Kamarier/e

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Mirëseardhja e klientëve me një sjellje të këndshme dhe profesionale.
  • Ofrimi i ndihmës dhe këshillave në përzgjedhjen e produktev .
  • Pranimi i porosive nga klientët dhe sigurimi i regjistrimit të saktë të tyre.
  • Shërbesa e ushqimit dhe pijeve me kujdes dhe saktësi
  • Sigurimi që çdo pjatë është i përgatitur dhe i shërbyer sipas standardeve dhe preferencave të klientëve.
  • Pastërtia dhe përkujdesja e tavolinave dhe zonës së klientëve.
  • Sigurimi i tavolinave të përgatitura me pjatat dhe mbulesat e nevojshme.
  • Bashkëpunimi me kuzhinën për të përcjellë nevojat dhe ndryshimet e klientëve.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me ekipin e shërbimit për të siguruar një shërbesë të koordinuar dhe efikase.
  • Pranimi i pagesave nga klientët dhe menaxhimi i arkës.
  • Respektimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave të sigurisë ushqimore dhe ambientore.
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve të vendit dhe legjislacionit.

E preferueshme :

  • Përvojë pune në gastronomi është përparësi, por pranohen edhe kandidatë pa përvojë me vullnet për të mësuar.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje të shkëlqyer ndaj klientëve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
  • Shkathtësi në organizimin e porosive dhe dorëzimin e tyre me saktësi.
  • Mirësjellje, profesionalizëm dhe paraqitje e rregullt.

Menaxher i Operatives:

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Menagjimi i operacionev të përditshme deri te ofrimi i këshillave strategjike.
  • Hartimi i strategjive dhe protokolleve operative (per Area Menagjer /Menagjer Dyqani)
  • Mbikqyrja e perditshme administrative dhe operacionale ,duke raportuar drejtperdrejt tek Ceo.
  • Harton dhe zbaton strategjit ,planet dhe procedurat e operimit te biznesit .
  • Vendos objektiva gjithëpërfshirse per performancen dhe rritjen e efikasitetit te dyqanev dhe forces shitëse.
  • Krijon politika qe promovojn kulturen dhe vizionin e kompanisë.
  • Drejton punonjësit që të arrijne performancën dhe përkushtimin maksimal ne nivel te dyqaneve
  • Vlerëson performancën duke analizuar dhe interpretuar të dhënat dhe metrikat ne nivel te dyqaneve
  • Shkruan dhe dorëzon raporte tek CEO për të gjitha çështjet me rëndësi
  • Ndihmon CEO në sipërmarrjet për arritjen e objektivave operative
  • Merr pjesë në aktivitetet e zgjerimit
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët/shitësit ne nivel te logjistikes dhe dyqaneve
  • Kontrakton nivelin teknik te mirmbajtes se dyqaneve
  • Percakton kornizen e shpenzimve ne nivel te dyqaneve
  • Oprimalizon stafin dhe kostot e dyqaneve.
  • Udheheqe dhe asiston menaxhere te dyqaneve ne punen dhe organizimit e dyqanit nga (A deri Z)

E preferueshme :

  • Përvojë 2–3+ vjet në menaxhim operativ, menaxhim stafi ose role të ngjashme.
  • Eksperiencë në sektorin e gastronomisë.
  • Aftësi të avancuara menaxheriale
  • Orientim të fortë ndaj rezultatit dhe optimizimit të proceseve.
  • Aftësi për të analizuar të dhënat operacionale dhe për të marrë vendime strategjike.
  • Aftësi për të komunikuar qartë me stafin, drejtuesit dhe klientët.
  • Aftësi për të menaxhuar konflikte dhe për të dhënë feedback konstruktiv.
  • Aftësi për të motivuar ekipin dhe për të ndërtuar kulturë pozitive pune.
  • Përvojë në menaxhimin e turneve, planifikimit të orareve dhe trajnimit të stafit.
  • Adaptim ndaj ndryshimeve të shpejta në operacione.
  • Qasje proaktive ndaj përmirësimeve të proceseve.
  • Fokus në cilësi dhe standarde
  • Ruajtje e standardeve të kompanisë në çdo departament.
  • Kontroll i higjienës, rregullit, shërbimit dhe produktit final.
  • Të ketë njohuri në gjuhën angleze

Ndihmës Pastiçer/e

Detyrat dhe Prgjegjesit:

  • Përgatitja e testores së nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave.
  • Përgatitja e kremit, glazurave, qumështit të ëmbëlsirave dhe pjesëve të tjera përbërëse.
  • Përgatitja e ëmbëlsirave të ndryshme si kekë, biskota, torta, petalat, etj.
  • Krijimi i dekorimeve të ndryshme për të shtuar estetikën dhe shijen në ëmbëlsira.
  • Mbajtja e inventarit të lëndëve të para, përfshirë fruta, lëvozhgë, çokollata, qumësht, etj.
  • Zgjedhja e furnizimeve të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e ëmbëlsirave.
  • Sigurimi që të gjitha veprimet dhe vendndodhjet janë të pastra dhe të përputhshme me
    standartet e higjienës.
  • Kontrollimi dhe ruajtja e produktit të bërë në pajtueshmëri me datat e skadimit.
  • Zhvillimi i recetave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese.
  • Testimi i recetave të reja për të siguruar cilësi dhe shije optimale.

Te Preferueshme;

  • Përvojë në kuzhinë, pastiçeri.
  • Njohuri bazë për përgatitjen e ëmbëlsirave, brumërave dhe dekorimin.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe higjienë të lartë në punë.
  • Gatishmëri për të mësuar teknika të reja.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
  • Fleksibilitet me orarin e punës.
  • Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale.

Mjeshtër i Akullorës
Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Përgatitja e akullores sipas recetave dhe standardeve të kompanisë.
  • Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve për prodhimin e akullores.
  • Matja dhe përzierja e saktë e përbërësve.
  • Kontrolli i cilësisë, shijes dhe strukturës së akullores.
  • Respektimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Ruajtja e pastërtisë së hapësirës së punës dhe pajisjeve.
  • Menaxhimi i lëndëve të para dhe raportimi kur nevojitet furnizim.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar prodhim cilësor dhe në kohë.

Te preferueshme:

  • Përvojë në prodhimin e akullores, pastiçeri ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri për standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Aftësi për të punuar me pajisje profesionale të prodhimit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj cilësisë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe organizim i mirë.
  • Gatishmëri për të punuar me orar fleksibil.

Për aplikim kontaktoni në adresat e mëposhtme:

Tel: +38344626700
Email: gustohr@bonnard.al ose permes butonit te meposhtem

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet